Tesla kapërcen parashikimet, rekorde shitjesh në 2021

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tesla kapërcen parashikimet, rekorde shitjesh në 2021

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla ka kryer një numër rekord të dërgesave të automjeteve në tremujorin e fundit.

Një total prej 308 600 automjetesh iu dorëzuan klientëve në mbarë botën në tre muajt e fundit të 2021, duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve, të cilët kishin pritur dërgimin e vetëm 263 000 makinave për tremujorin e katërt.

Gjatë vitit 2021 në tërësi, Tesla dorëzoi gjithsej 936 000 automjete globalisht, një rritje prej 87% nga shifra e kompanisë për vitin 2020.

Kompania pioniere e Elon Musk ka sinjalizuar synimin e saj për të mbajtur një rritje vjetore të dërgesave prej të paktën 50% për një afat të gjatë. Fabrikat e reja të Tesla-s në Teksas dhe pranë kryeqytetit gjerman Berlin do të jenë thelbësore për të krijuar kapacitetin shtesë të prodhimit të nevojshëm për të arritur këtë qëllim.

Advertisement

Makinat kompakte ”Model 3” dhe ”Model Y” të Tesla vazhdojnë të jenë themeli i biznesit të saj. Makinat më të shtrenjta dhe më të mëdha Model S dhe Model X përbëjnë pjesën tjetër të dërgesave totale të kompanisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy