
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka njoftuar se kanë dhënë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një 23-vjeçari nga Shkupi.
Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti e paautorizuar me armë ose mjete shpërthyese”, sipas nenit 396 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Nga Prokuroria thonë se kanë kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, me arsyetimin se ekziston rreziku i arratisjes ose i përsëritjes së veprës penale nëse ai mbrohet në liri.
“Bazuar në një urdhër gjyqësor të siguruar nga prokurori publik, dje zyrtarët e policisë kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit 23-vjeçar në Shkup. Gjatë kontrollit është gjetur një pistoletë gjysmë-automatike dhe gjithsej 51 fishekë të kalibrit 9mm, para, si dhe karikatorë dhe pajisje të tjera për armën që e posedonte pa leje”, thonë nga MPB.
The post Prokuroria: Procedurë hetimore kundër një 23 vjeçari nga Shkupi, dyshohet për tregti me armë dhe mjete shpërthyese appeared first on Telegrafi.