Akademia e Shkencave, veprimtari solemne kushtuar akademikes së parë shqiptare, etnologes Andromaqi Gjergji

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rastin e 11 shkurtit, Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Rrjetin Shqiptar të Grave organizuan veprimtarinë solemne: “Të jesh e para në traditë”, kushtuar akademikes së parë shqiptare, etnologes Andromaqi Gjergji.

Aktiviteti kushtuar 11 shkurtit, Ditёs Ndёrkombёtare tё Grave dhe Vajzave nё Shkencё, ku ishin të pranishëm kryetari i ASH-së, akad. Skënder Gjinushi dhe një numër i kufizuar profesorësh e akademikësh pjesëmarrës në sallën “Aleks Buda” për shkak të pandemisë (ndërsa pjesa më e madhe sipas programit kryesisht online), u çel me përshëndetjen e nënkryetarit, akad. Vasil S. Tole në emër të Kryesisë së Akademisë së Shkencave.    

Pasi përshëndeti zonjën Vasilika Hysi, zv. kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, zonjat ministre Kushi dhe Margariti, zv. kryetaren e Bashkisë Tiranë, përfaqёsueset e rrjetit tё grave nё shkencё nё Shqipёri dhe Kosovё, pёrfaqёsueset e Akademisё sё tё Rinjve, kolegёt akademikё dhe profesorё, akad. Vasil Tole foli për një qasje të plotё dhe tё barabartё tё grave dhe vajzave nё shkencё, të njohura pёrmes Rezolutёs sё datёs 22 dhjetor 2015 të OKB-së, ku u shpall 11 shkurti si Dita Ndёrkombёtare e Grave dhe Vajzave nё Shkencё.

“Tema e zgjedhur prej tyre pёr kёtё vit ёshtё gratё shkencёtare nё vijёn e parё tё luftёs kundёr COVID-19 dhe nё kёtё ditё edhe ne pёrshёndesim me respekt kontributin e shkencёtareve shqiptare, tё cilat janё nё vijёn e parё tё kёsaj lufte, si prof. Najada Ҫomo dhe koleget e saj”, tha akad.Tole, duke theksuar se pavarёsisht kёsaj, historia e studimeve shkencore rendit me nderim kontributet  e studiueseve gra shkencёtare me origjinё shqiptare ose tё huaj, qё kanё dhёnё kontribute  tё rёndёsishme, kryesisht nё shkencat albanologjike, si Elena Gjika, anglezet Mary Edith Durham dhe Margaret Hasluk, rusen Viktori Puzanova, motrat Parashqevi dhe Sevasti Qirjazi, dr. Musine Kokalari, e deri te dr. Sabiha Kasimati biologia e shquar, e cila u pushkatua nga regjimi komunist në fillim tё viteve 1950.

Advertisement

Ndërsa kujtoi se akademikja e parё shqiptare Andromaqi Gjergji u pranua si anëtare nё prill tё vitit 1999, akad. Tole tha:

“Sot kemi disa kolege akademike nё pёrbёrje tё Akademisё sonё, tё njohura pёr kontributet e tyre thelbёsore nё fushat qё pёrfaqёsojnё, si akademike Floresha Dado, Efigjeni Kongjika, Aurela Anastasi, Kristina Jorgaqi, Mimoza Hafizi, Rajmonda Buhaljoti, si dhe e ndjera Afёrdita Veveçka. Pranё Akademisё kemi edhe 2 anëtare tё jashtme femra me njohje ndёrkombёtare, e nё pёrbёrje tё Akademisё sё tё Rinjve, e cila funksionon pranё ASH-sё, nga 16 anëtarё, 9 janё gra dhe vajza shkencёtare si dhe me dhjetëra shkencёtare femra tё angazhuara pranё komisioneve shkencore dhe njёsive kёrkimore tё ngritura pranё Akademisё.  Pёrmes reformёs sё kryer, sot nuk ekzistojnё barriera pёr avancimin në titullin akademik tё shkencёtareve tё shquara shqiptare.”

  Nё kёtё ditё akad. Tole kujtoi me respekt emrat e grave shkencёtare nё botё, si:   

– Merita Ptah; Hypatia e Aleksandrisë, Fatima bint Muhammad, e cila konsiderohet si themeluesja e tё parit universitet nё botё nё vitin 895 pas Krishtit, universitet i cili vazhdon edhe sot, Shёn Hildegardёn e shekullit XII nё Gjermani, shkrimtare, kompozitore dhe filozofe, e cila shkroi libra mbi botën natyrore, si dhe mbi shkaqet dhe trajtimet e sëmundjeve.

Advertisement

Nё shekullin XVII, dukesha e Newcastle Margaret Cavendish, në shekullin e 18-të, në Universitetin e Bolonjës, fizikania Laura Bassi (1711-1778) u bё e para grua nё nivel botёror qё zotёronte njё doktoratё nё shkencё, të parёn profesore italiane tё matematikёs, Maria Gaetana Agnesi (1718-1799) etj.

Akad. Tole kujtoi se në shekullin e 19-të dhe fillimin e shekullit të 20-të, gratё dhanë kontribute të rëndësishme në shkencë, si Marie Curie në partneritet me burrin e saj Pierre Curie, që ndajnë çmimin Nobel për Fizikë të vitit 1903.  

“Një shekull pas prezantimit të çmimeve të para Nobel, janё mё shumё se 16 tё tilla tё fituara nga gratё shkencёtare, duke shënuar kёshtu një kthesë pozitive për pjesëmarrjen e femrave në shkencë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939–45), gratë ndërmorën shumë role që më parë ishin ekskluzivitet për meshkujt, përfshirë këtu rolin si studiuese shkencore”, tha akad Tole duke theksuar se, sot nё botё, referuar tё dhёnave tё UIS, Instituti i Statistikave tё UNESCO-s, mё pak se 30% e kёrkuesve tё botёs janё gra. “Pёr fat tё mirё, Shqipëria rezulton me numrin më të lartë të femrave të diplomuara në shkenca, e renditur në vendin e 8-të, nga 114 vende të botës. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Botërore, në Shqipëri 4 nga 10 të diplomuar në shkenca është një femër, me rreth 49% të totalit, duke arritur kështu thuajse një balancë gjinore. Në një krahasim rajonal, Maqedonia ka 45% femra, Bosnjë – Hercegovina me 43%, Serbia me 40% dhe Kroacia me 38%”, tha akad. Tole, duke e mbyllur kumtesën me fjalёt e akademikes sё parё amerikane, mjekes Florence Rena Sabine, e cila ka thёnё: “Nuk ka rëndësi se kush ka më shumë mend, burrat apo gratë; gjithçka gratë duhet të bëjnë për të pasur ndikim është të përdorim të gjitha mendjet që kemi”.  

Ministria e Arsimit znj. Evis Kushi, pasi përgëzoi ASH-në për aktivitetin kushtuar etnologes dhe akademikes Andromaqi Gjergji në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, u shpreh se gratë dhe vajzat e shkencës shqiptare edhe sot po investojnë energjitë e tyre dhe po i bëjnë ballë vështirësive të pandemisë. “E vlerësoj shumë faktin që Akademia e Shkencave e përkujton këtë ikonë të kulturës sonë”, tha zonja Kushi, dhe më pas foli për sfidat e pabarazisë së grave dhe të vajzave, ku theksoi se në realitetin shqiptar ato në të vërtetë po shkojnë drejt barazisë në shkencë. “Ka tregues pozitivë, ku 62 për qind e tyre janë përfituese të titujve profesorë, doktorë, profesorë të asociuar”, tha zonja Kushi.   

Advertisement

Zonja Meri Kumbe, zv. ministre e Kulturës, përshëndeti ASH-në për aktivitetin në fjalë dhe përmendi shembujt e grave shkencëtare të Botës e Shqipërisë që kanë zënë vend në histori si model frymëzimi për brezat e rinj.  

Zonja Drita Kadriu, udhëheqëse e Rrjetit të Grave në Arsim të Lartë dhe Shkencë, Kosovë foli për veprimtarinë në shenjë mirënjohjeje për shkencëtaren, akademike Andromaqi Gjergji.  

“Kur e kujtojmë rrugën e gjatë të ‘të parës në traditë’ akademikes, etnologe Andromaqi Gjergji, unë e ndiej peshën e përgjegjësisë ndaj gjeneratave të reja të vajzave dhe grave, në rrugën e zhvillimit të karrierës së tyre shkencore dhe akademike. Ndiej përgjegjësinë për modelet që ne ju ofrojmë si dhe kushtet që vendet tona krijojnë për emancipimin e vazhdueshëm shoqëror duke ngritur dhe përkrahur rolin e gruas në zhvillimin akademik e shkencor.

Po jetojmë në një botë dinamike dhe me mjaft të papritura. Nga marsi i vitit 2020, kur bota u godit nga COVID-19, edhe një herë, sikurse gjatë gjithë historisë së zhvillimit njerëzor, e pamë praktikisht rolin e shkencës dhe ndikimin e saj në jetën e përditshme. Përkundër të gjitha arritjeve dhe transformimeve teknologjike, përkushtimi, durimi dhe hulumtimi që shkencëtarët kanë për të vërtetën është e pakrahasueshme me secilin robot dhe produkt tjetër të njeriut”, tha zonja Kadriu, duke bërë apel për gratë e reja që shpesh e vlerësojnë veten më pak se zakonisht.

Advertisement

Ajo përmendi disa nga gratë e suksesshme të Kosovës në shkencë e fusha të tjera, si: nga shëndetësia, prof.dr. Emine Gashi, fusha e arkeologjisë, dr. Edi Shukriu, fusha e gjuhësisë, dr. Sala Ahmeti, nga fusha e etnografisë dr. Drita Statovci, nga fusha e ekonomisë dr. Justina Pula Shiroka etj.  

Doktore e Shkencave Mikaela Minga kujtoi kohën e bashkëpunimit me akademiken Andromaqi Gjergji, duke e kujtuar për të gjithë kontributin që ka dhënë në trashëgiminë etnografike dhe vlerësimin e studimin e trashëgimisë.

Eralda Methasani foli për aktivitetin e Rrjetit të grave dhe vajzave në shkencë përballë sfidave të zhvillimit dhe të qëndrueshmërisë. “Ja tek kemi një takim në ASH, duke vendosur në rëndësinë e vet kontributin që kanë dhënë gratë shqiptare në shkencë”, tha Methasani.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, pasi përshëndeti kryesinë në emër të kryetarit të Bashkisë z. Erjon Veliaj, përmendi dy punimet etnografike të Adromaqi Gjergjit, “që marrin vlera, sepse ky është studim i cili dallon veshjet shqiptare nga të tjerat”.     

Advertisement

Prof. Afërdita Onuzi foli për rolin e akad. Andromaqi Gjergji në zhvillimin e etnologjisë shqiptare.   

Etnologia e njohur kujtoi 27 vitet e punës së bashku me akademiken Andromaqi Gjergji në ekspeditat dhe aktivitetet, që nga njohja e parë më 3 shtator 1971.

Onuzi përveç vlerave të studimeve të akad. Andomaqi Gjergjit përmendi edhe kulturën e lartë dhe metodën e rreptë të kërkimit shkencor të etnologes së njohur, ku së bashku me prof. Rrok Sojzin i sollën studimeve të kulturës shqiptare vlera të rralla dhe të veçanta, që spikatin në kulturën etnografike shqiptare.

Dr. Ermela Broci nga Instituti i Antropologjisë, përmendi ndër kontributet dhe studimet themelore të akad. Andromaqi Gjergjit, ndër të tjera, edhe përpjekjet e saj për emancipimin e gruas shqiptare. “Akad. Andromaqi Gjergji i përket brezit të parë të etnologëve shqiptarë që janë formuar dhe kanë ushtruar veprimtarinë e tyre shkencore. Ajo është një nga figurat më të njohura të etnografisë shqiptare dhe ka dhënë një kontribut të vlefshëm për studimin e traditave të kulturës popullore. Si studiuese me një spektër të gjerë interesash shkencore, akad. Andromaqi Gjergji ka dhënë një ndihmesë të madhe veçanërisht në studimin e disa prej fushave kryesore të kulturës popullore shqiptare, duke u marrë me mjaft tema që trajtojnë kryesisht kulturën materiale. Ajo ka qenë vazhdimisht e pranishme në jetën shkencore me studime e recensione kritike, me kumtesa e diskutime të mbajtura në kongrese, simpoziume e tubime të tjera shkencore brenda dhe jashtë vendit. Bibliografia e botimeve të saj rezulton mjaft e pasur gjatë periudhës 1952-1979. Duke u mbështetur në këtë trashëgimi, në këto kërkime e botime, studiuesja, ashtu si mjaft studiues të tjerë të kësaj periudhe, ka mbledhur në ekspeditat e bëra në terren në mbarë Shqipërinë një material të pasur etnografik. Tashmë në fondin e arkivit të IAKSA-s gjenden mbi 30 dosje, të sjella nga viti 1949 deri në vitin 1981, që trajtojnë aspekte të ndryshme të etnografisë, si bujqësia e blegtoria, mjeshtëritë e zejet, banesat popullore, orenditë shtëpiake dhe specifikisht veshjet popullore dhe klasifikimi i tyre, të gjurmuara nga vetë studiuesja në shumë vende të hapësirës gjeografike shqiptare”,  tha dr. Broci.   

Advertisement

Më pas morën fjalën për diskutime akad. Efigjeni Kongjika, akad. Pëllumb Xhufi, zonja Vasilika Hysi, prof. Lida Miraj, prof. Marenglen Verli, Xhuljeta Harasani e të tjerë. 

Në mbyllje të konferencës prof. Afërdita Onuzi përshëndeti në emër të familjes së Andromaqi Gjergjit të pranishmit në sallën “Aleks Buda” të ASH-së.   

 Andromaqi Gjergji ishte etnologe, profesore, akademike. Lindi në Korçë, ku kreu dhe shkollën e mesme. Në vitet 1947–1949 ndoqi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik dyvjeçar të Tiranës dhe filloi punën në sektorin e etnografisë në Institutin e Shkencave. Më vonë plotësoi studimet e larta dhe u diplomua në degën e historisë të UT. Vijoi punën si etnologe në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, dhe më vonë në Institutin e Kulturës Popullore. Andromaqi Gjergji është studiuese e specializuar në fushën e veshjeve popullore shqiptare. Rezultatet e kërkimeve të gjata shkencore në terren (1949–1981) dhe të studimeve të saj i ka pasqyruar në një varg artikujsh dhe në veprën përgjithësuese: “Veshjet shqiptare në shekuj” (Tiranë, 1988). Një numër studimesh të saj i kushtohen mënyrës së jetesës, kushteve materiale të jetës familjare e shoqërore, sidomos në fshat, duke trajtuar edhe disa mbijetoja të hershme. Një pjesë e tyre është përmbledhur në vëllimin: “Mënyra e jetesës në shekujt XIII–XX” (Tiranë, 2002). Është bashkautore në veprat: “Histori e artit shqiptar” (1990), “Veshje Popullore Shqiptare – Albanian Popular Costumes” (vëll. I, 1999; vëll. III, 2005), “Albania a Patrimony of Europian Values” (2000), si dhe në tekstet mësimore: “Historia e artit shqiptar” (1990), “Veshje popullore” (1989) dhe “Ligjërata për etnologjinë shqiptare” (2001, ribotim 2005).  A. Gj. ka dhënë ndihmesë me vlerë edhe në fushën e muzeologjisë. Andromaqi Gjergji është e para grua anëtare e ASHSH (1999). Është dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”. 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy