COVID-19 dhe arsimi i lartë: Të mësohet të veprohet ndryshe pë të ndërtuar arsimin e nesërm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

UNESCO vlerëson që, më shumë se 1.5 miliardë nxënës dhe studentë, në 165 vende, nuk janë më të skolarizuar për shkak të Covid-19. Pandemia ka detyruar komunitetin universitar, kudo në botë, të eksplorojë metoda të reja mësimdhënie dhe formimi, me anë të edukimit në distancë dhe “on line”. Kjo paraqitet e vështirë, njëkohësisht, si për studentët ashtu dhe për mësimdhënësit, të cilët duhet të përballojnë jo vetëm vështirësitë emocionale, fizike dhe ekonomike të imponuara nga pandemia, por edhe të bëjnë më të mirën e mundëshme për të ndaluar përhapjen e virusit. E ardhmja është e pasigurtë për gjithkënd dhe, veçanërisht, për miliona studentët që do të diplomohen këtë vit dhe që, menjëherë, do të konfrontohen me një botë ekonomikisht të paralizuar nga pandemia e koronavirusit.

Në serinë “Covid-19 dhe arsimi i lartë” agjencia Impakti Universitar i Kombeve të Bashkuara (UNAI) u drejtohet studentëve, mësimdhënësve dhe studjuesve të rajoneve të ndryshme të botës për të njohur e ditur si i ka prekur Covid-19 dhe mënyrën si ata i kanë bërë ballë këtyre ndryshimeve. Seria pasqyron, gjithashtu, mësimet e nxjerra nga mbyllja e përbotëshme dhe eksperiencat potencailisht pozitive për arsimin e lartë.

Gjatë Konferencës të mbajtur me rastin e 10 vjetorit të agjencisë Impakti Universitar i Kombeve të Bashkuara (UNAI) në Indi, nëntorin e 2018 u zhvillua një seancë diskutimi, e emërtuar: “Oportunitete dhe strategji të përpjekjeve të koordinuara për arsimin e lartë në vendet me ekonomi në emergjencë”. Në atë periudhë, akoma nuk mund të imagjinohej urgjenca e një aksioni për qasjeje ndryshimesh për sigurimin e cilësisë në vijimësi në arsimin e lartë, përballë pandemisë së Covid-19, shfaqja e të cilit solli një tronditje të madhe pasigurie në të gjitha fushat e jetës, ashtu edhe në arsim.

Koronavirusi i ri ka një incidencë të rëndësishme në sistemin e punës, arsimit, bujqësi dhe sektorë të tjerë të ekonomisë botërore, mes të cilave në mirëqënien emocionale të popullsisë. Universitetet dhe institucione të tjera të arsimit të lartë nuk i janë kursyer kësaj gjendjeje. Sipas të dhënave të fundit, rreth 1.3 miliardë studentë dhe liceistë janë sot në një pamundësi për të shkuar në institucionet e tyre. Pasojat në arsimin e lartë në botë do të jenë shumë të mëdha.

Advertisement

Raporti i ICEF Monitor, publikuar në 15 prill 2020, evidentoi pasoja të mëdha financiare të pandemisë në arsimi e lartë. Mjafton një trimestër zgjatje të këtyre pasojave, priten pasoja të rënda si afatshkurtër, ashtu dhe afatgjatë, midis të cilave një rënie e madhe e regjistrimeve dhe të ardhurave nga pagesat e skolariteteve.

Kriza aktuale rëndon mjaft mbi ekonominë. Sipas Departamentit të Çështjeve Ekonomike dhe Sociale të OKB (DAES), pandemia e Covid-19 mund provokojë një tkurrje të rëndësishme

vjetore të ekonomisë globale. Organizata Ndërkombëtare e Punës (OIT), parashikonte 5.3 deri 27.4 milionë të papunë të rinj më 2020. Sipas Organizatës Botërore të Tregëtisë (OMC), për këtë vit, u parashikuan rënie të pritëshme të tregëtisë ndëkombëtare në masën 13 deri 32%. Recesioni prek institucionet e arsimit të lartë në disa aspekte, të lidhura kryesisht me një reduktim të perspektivave profesionale për të rinjtë e diplomuar që ndodhen përballë tregut të punës, vështirësi të lidhura me pagesat e tarifave të skolaritetit apo pamundësi të qeverive për të mbajtur financimet e tyre në lartësinë e angazhimeve të publikuara më parë për këto institucione; sidomos, do të evoulojnë preferencat e studentëve për disa degë dhe modalitete procesi mësimor. Megjithëse impakti i krizës mund të jetë i ndryshëm nga një kontekst në tjetrin, do të jetë mjaft i rëndësishëm për studimet e larta.

Një raport i EAIE (Agjencia Europiane për Arsimin Ndërkombëtar), hartuar nisur nga të dhëna të mara nga 805 të punësuar në arsimin e lartë në 38 vende europiane, vë në dukje shqetësime të lidhura me efektet e krizës, afatgjatë e afatshkurtër, në aspektet si përgjigja ndaj krizës, planifikimi afatgjatë, mobiliteti i studentëve, teknologjitë dhe efikasiteti i komunikimit. Në shumë vende kriza mund të ketë një impakt të madh mbi lëvizshmërinë ndërkombëtare të studentëve. Sipas një ankete të fundit të Institutit Ndërkombëtar të Arsimit (IIE) i cili interesohet për lëvizjen e studentëve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, shkëmbimet universitare ndërkombëtare do t’ju nënështrohen disa efekteve afagjatë, midis të cilëve ulja e numrit të partënerëve të huaj dhe studentëve që zgjedhin të ikin në vend tjetër. Kjo tendencë duket dhe në institucionet e arsimit të lartë të vendeve me ekonomi në kushte emergjente të cilët tërheqin mjaft studentë nga vendet me të ardhura të pakta, në kërkim të zgjidhjeve të përballueshme për të vijuar arsimimin e lartë. Kriza aktuale do të ndryshojë në mënyrë të qëndrueshme mënyrën si institucionate praktikojnë formimin universitar në nivel ndërkombëtar. Në Australi vrojtimet parashikojnë ndryshime të mëdha të veprimtarisë universitare, midis të cilave kalimi nga leksione magjistrale klasike në kualifikimin “on line”, përpjekje për të zvogëluar kostot e formimit, kërkim të tregjeve të reja dhe formimeve të përqëndruara mbi eksperiencën e studentëve.

Advertisement

Rubrika University World News interesohet mbi impaktin e pandemisë në studimet e larta në Afrikë, ku numërohen rreth 2000 institucione. Sipas vrojtimeve të saj, financimi publik i universiteteve do të zvogëlohet ndjeshmërisht në përfitim të sektorëve të tjerë si shëndetësia dhe tregëtia. Probleme të lidhura me tarifat e skolariteteve dhe rimbursimi i huave universitare do të vështirësojnë akoma më tej situatat.

Një botim i kohëve të fundit ngre shqetësime lidhur me ndikimin e uljes së punësimit dhe zvogëlimit të të ardhurave mbi arsimin e lartë në Indi, ku papunsia arriti deri në 30% deri në fund të 2020. Një numër të rinjsh të diplomuar i tremben mostërheqjes së punëdhënësve nga formimet e tyre. Në afat të gjatë, mundësitë e studentëve apo të prindërve të tyre për të shlyer tarifat e shkollimit preket, gjithashtu. Sipas një raporti të publikuar, në Indi kriza mund të prekë rreth 37.5milionë studentë dhe 1.4 milionë pedagogë dhe punonjës të tjerë universitarë të vendit. Klima e pasigurisë me të cilën përballen rreth 5 milionë kandidatë për universitete, mund, po ashtu, të ndikojë në pranimet e ardhëshme dhe regjistrimet në institucionet indiane.

Priten pesë lloj ndryshimesh: (1) ato që duan një veprim të menjëhershëm me preokupimin e vijimësisë së mësimdhënies dhe kërkimit; (2) ato që synojnë ruajtjen e punësimit të studentëve të

cilët, tashmë, e kanë një vend të tilë apo që do ta kenë në të ardhmen e shpejtë; (3) transformimet afatgjata që rrjedhin nga ndryshime të shpejta të organizimit, burimeve dhe funksioneve; (4) të tilla që lidhen me një adaptim të funksioneve të Institucioneve të Arsimit të Lartë (IES) në lidhje me mundësitë e studentëve dhe prindërve të tyre për të siguruar shpenzimet e skolaritetit dhe (5) ato të duhura nënjë shkallë të konsiderueshme për të mbajtur një arsim të lartëcilësor në këtë periudhë tranzicioni.

Advertisement

Sfida e shkaktuar nga kriza aktuale dhe evolucioni i saj, kërkon modele inovative të bashkëpunimeve ndërkufitare dhe ndërsektoriale. Koalicioni Botëror për Arsimin, inicijuar nga UNESCO, synon të mbështesë mundësitë e kualifikimeve inkluzive për fëmijët e të rinjtë në këtë periudhë të tronditjes së arsimit. Nevoiten partënerë, si në shkallë nacionale ashtu edhe në atë ndërkombëtare, që të vrojtojnë ngritjen e sistemeve të hapura të edukimit, fleksibël dhe të përshtatshëm në këtë kohë krize. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe të tjera agjenci ndërkombëtare duhet të luajnë rol organizues. Ndërkaq, bota ka nevojë për qeveri që do të sigurojnë rolin e financuesve të IES dhe të konkurimeve në sektorin privat, si burime punësimi të të rinjve të diplomuar.

Për t’ju përgjigjur përshtatshëm emergjencave të këtyre sfidave të reja, Institucionet e Arsimit të Lartë duhet të përqëndrohen në cilësinë dhe fleksibilitetin e përpjekjeve të tyre. Në këtë optikë, aktorët e izoluar dhe institucionet autonome duhet të zhvishen nga koncepti ordiner i planifikimit të programeve dhe zbatimit të tyre. Një analizë e McKinsey parashikon një mënyrë më të koordinuar dhe më shumë të përqëndruar mbi bashkëpunimin, nëpërmjet një “qendre nevralgjike të integruar”. Është interesant të vihet re që kjo mënyrë organizimi nuk lidhet vetëm me personelin administrativ, profesorët, studentët dhe të punësuarit. Ai integron e bashkon, gjithashtu, rolin e realizuesve të shërbimeve financiare, shteteve dhe të tjerave entiteteve ndërkombëtare.

Sfida aktuale paraqet disa aspekte pozitive. Një artikull i kohëve të fundit të revistës Time Higher Education tërheq vëmendjen në impaktin e recesionit të mëparshëm ndaj regjistrimeve të studentëve në shkollat e larta në Britaninë e Madhe, duke parashikuar një skenar të ardhshëm të një rritjeje të regjistrimeve si rezultat i emergjencës së pas-krizës. Ndërkaq, duhet theksuar që po kalojmë një krizë ekonomike pa precedent për nga natyra e saj dhe ekzistenca e teknologjive që bëjnë të mundur aksesin në forma të reja të mësimdhënies me kosto më të ulëta. Situata aktuale mund të çojë në disa skenarë dhe, kjo, për tre shkaqe themelore: (a) për shkak të kërcënimit të shëndetit publik, mjaft sektorë apo industri klasike do të pësojnë transformime madhore të mënyrave të konsumit, kryesisht lidhur me volumin dhe natyrën e kërkesës; (b) pasi të shohin modele të tjera të mësimdhënies më pak të kushtueshme, stuentët nuk do të duan të rikthehen më në sistemin klasik tradicional; (c) ndryshimet që do të rezultojnë në fushën profesionale do të inkurajojnë punëmarrësit të përfitojnë nga polivalenca e tyre për tu rikonvertuar shpejt – specialistë të aviacionit apo hotelerisë, për shembull, do të mund të jenë në gjendje të kontribuojnë në sektorë të cilët kanë nevojë për kompetencat e tyre dhe personave me formime ekuivalente. Nisur nga këto, mund të parashikohen transformime të studimeve të larta si në planin e programeve ashtu dhe në atë të modeleve të mësimdhënies.

Përballë krizës aktuale, por edhe me shqetësimin për të reduktuar impaktin e saj, Institucionet e Arsimit të Lartë (IES) duhet të veprojnë shpejt, së bashku dhe të adoptojnë mënyra të reja të të

Advertisement

menduarit të gjërave. Duhet angazhuar në ndryshimin dhe rishikimin e mënyrës së organizimit dhe të të praktikuarit të arsimimit të lartë, nëse do të duam që zgjidhjet innovative të aplikuara të prodhojnë efekte të caktuara. Gjatë kësaj periudhe, IES duhet të kapin rastin për të krijuar një “impakt universitar” me ndihmën e bashkëpunimit, duke formuar “një botë, një familje të vetme”.

Marrë nga: l’Impact Universitaire des Nations Unies (UNAI)

Përktheu dhe përshtati: M.Spiro

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy