Krijohet Task Forca me arkitektë dhe restauratorë për monumentet e kulturës në Gjirokastër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krijohet Task Forca me arkitektë dhe restauratorë për monumentet e kulturës në Gjirokastër

Në Gjirokastër pritet të nisin të tjera ndërhyrje restauruese. Kjo është bërë me dije nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila nga Gjirokastra njoftoi dhe nisjen e punë së Task Forcës ndërinstitucionale.

Sipas ministres Margariti do të ketë dhe më shumë përkujdesje për monumentet e kulturës.

“Gjirokastra nuk është vetëm Qafa e Pazarit. Të tjera ndërhyrje restauruese e rijetëzuese pritet të nisin në qytetin-muze. Sot i hapëm udhë krijimit të një Task Force midis bashkisë dhe DRTK Gjirokastër. Që në fazën e parë të saj, kjo Task Force synon të krijojë një grup pune me arkitektë dhe restauratorë, të cilët do të realizojnë projektet e ndërhyrjes në rreth 30 objekte në lagjen Pazar i Vjetër, Dunavat dhe Manalat”, shprehet ministrja Elva Margariti.

Sipas saj duhet ndjekur edhe përvoja e punës në disa banesa më parë në Gjirokastër. “Ky është momenti i bashkëpunimit me pronarët e objekteve e sipërmarrës për të çuar para këto projekte. Përvojat në banesat Kale, Lulo e Harshova janë shembuj suksesi që duhen ndjekur”, është shprehur ndër të tjera ministrja e Kulturës.

Advertisement

Arkitektura e ndërtesave historike në Gjirokastër, si dhe vetë qyteti i vjetër, është produkt i shumë përbërësve. Relievi i thyer ka lënë vulën në përcaktimin e vendosjes dhe mënyrën e shtrirjes së qytetit, që u krijua dhe u rrit nëpër kurrizet e kodrave, nën hijen e kalasë. Nga ana tjetër, afërsia e burimeve, prej ku sigurohej guri i nevojshëm për muret dhe për çatitë, mundësoi pamjen e veçantë që ka qyteti.

Qyteti ka mbi 500 ndërtesa historike. Në vitin 2005 Gjirokastra u përfshi në listën e trashëgimisë botërore të UNESKO-s. Në vitin 1961 shteti shqiptar e shpalli “qytet muze”. Në Gjirokastër mund të vizitohet edhe Muzeu Kombëtar i Armëve, Muzeu Etnografik e një sërë banesash karakteristike.

Ndërkohë, specialistët herë pas here apelojnë për ruajtjen e vlerave në fushën e trashëgimisë kulturore në Gjirokastër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy