Nga abuzimet seksuale me të bijat minorene, tek lidhja me 16-vjeçaren: Dokumentari tronditës, tregon anën e errët të regjisorit të njohur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dokumentari me 4 seri Allen krahas Farrow, që ka filluar transmetimit në kanalin HBO rezulton të jetë dërrmues për regjisorin e famshëm Woody Allen, si i dyshuar nga një seri dëshmish, mbi abuzime seksuale nga vajza e tij e birësuar Dilan Farrow.

Dokumentari i transmetuar në dhe i realizuar nga Kirby Dick dhe Amy Ziering, rikthen tek publiku aspektet e errëta të së kaluarës erotike të Woody Allen, duke u përqendruar në luftën e ashpër të kineastit legjendar me ish-partneren e tij dhe ish- muzën Mia Farrow.

Krahas detajeve dhe sfondit të rivalitetit shumëvjeçar, dokumentari vë nën lupë ankesa serioze që janë bërë ndër vite ndaj regjisorit 85-vjeçar mbi preferencën që ai dukej se kishte për gratë shumë më të reja se ai në moshë.

Një nga dëshmitë më të rëndësishme të dokumentarit është ajo e Christina Engelhardt, e cila pretendon se Allen e joshi atë kur ajo ishte vetëm 16 vjeç dhe ai 41.

Advertisement

Asokohe, adoleshentja me bukurinë dhe sytë jeshilë zhvilloi karrierën ë saj në fushën e modelimit. Woody Allen e bëri historinë e tyre film “Annie Hall” dhe “Manhattan”, dy nga filmat e tij më ikonikë të regjisorit.

Sot pas 40 vitesh, Christina flet për ironinë që fsheh komploti i filmit të famshëm për të.

“Ky film më kujtoi gjithnjë se si ai luante me personazhet në filmat e tij dhe se si ai luante me mua”, thotë 61-vjeçarja sot.

Ish-modelja pretendon se kjo marrëdhënie ishte e njohur plotësisht për partneren e tij të atëhershme, Mia Farrow.

Advertisement

Historia e marrëdhënies sekrete të 41-vjeçarit Woody Allen me vajzën adoleshente është vetëm një nga aspektet e errëta të së kaluarës së regjisorit të talentuar.

Në 4 episodet e dokumentarit nëpërmjet të dhënave dhe dëshmitarëve tregohet se regjisori ka ngacmuar seksualisht Dylan Farrow, vajzën e tij të birësuar me Mian, por jo vetëm.

Pretendohet se ai ka pasur marrëdhënie intime edhe me vajzën tjetër minorene të adoptuar të ish-partneres, Sun-Yi.

Allen këmbëngul se është një komplot nga fillimi deri në fund, i cili buron nga pasioni i shfrenuar i Farrow për hakmarrje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy