Një nga gazetaret më të mira të ekranit shqiptar njofton se do të largohet: Ikja e Ilva Tares lë një zbrazëti në ekranet shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një nga gazetaret më të mira të ekranit shqiptar, Ilva Tare, njoftoi sot se do të largohet nga puna si gazetare në Shqipëri, për t’u zhvendosur në SHBA bashkë me familjen e saj.

Në historinë e këtyre 25 viteve të fundit, Ilva Tare u rrit si një zë i sigurtë i gazetarisë shqiptare, duke u përballur me gjithë ngjarjet dramatike të Shqipërisë, që nga viti 1997 e deri në ditën e sotme.

Ajo provoi të ishte gazetare radioje dhe televizioni dhe më pas drejtuese televizionesh dhe editore lajmesh, duke qenë përherë e më e suksesshme.

Ikja e saj, lë një zbrazti në ekranet shqiptare, ku ajo ishte një zë i qartë, që të shpëtonte nga kakofonia e lodhshme e ekraneve mediokër.

Advertisement

Ashtu siç e thotë dhe në letrën e saj të ndarjes me shikuesin shqiptar “në këto 25 vite kam pasur privilegjin që ekranin ta quaja shtëpinë time.”

Më poshtë postimi i plotë i saj

Ju keni qenë aleati im në përballjet e vështira me realitetin dhe mentalitetin. Publiku ka qenë edhe kritiku dhe vlerësuesi im më i mirë. Veçanërisht, vajza të reja që sot janë nëna që kanë dashur të japin lajme dhe të kishin zërin dhe forcën time në publik. Edhe nëna e baballarë që projektonin tek unë dëshirën për të qenë përcjellësja e zërit të tyre. I falenderoj për çdo inkurajim që më ka motivuar përballë pengesave dhe nuk kanë qenë të pakta.

E kam zemrën plot me mirënjohje edhe për të gjithë bashkëudhëtarët, me të cilët kemi punuar për të bërë me të mirën për një gazetari cilësore.

Advertisement

Kam punuar dhe mësuar shumë në këto vite të mbushura me ngjarje historike, por mbi të gjitha jam përpjekur të jem në anën e drejtë të zhvillimeve dhe të së vërtetës që unë kam ditur.

Jam rritur shumë në këto tri dekada dhe e kam parë këtë vend te rritet shumë. Largohem me shpresë për vendin tone.

Kemi kaluar shumë së bashku unë dhe ju… dhe tani është momenti që unë ta mbyll këtë kapitull, për t’i dhënë më shumë kohë familjes sime, Eduardit, Melodisë e Thomasit. Është koha të nis një kapitull të ri, në një stacion tjetër të jetës sime.

Iki e emocionuar, me urimet më të mira për të gjithë ju, ashtu siç ju më keni bekuar me urimet tuaja në këto vite sfidues, por edhe përmbushës. Më e mira është përpara nesh.

Advertisement

Do të mund të më shihni sërish me emisione dhe segmente speciale herë pas here. Ilva Now dhe ky kapitull suksesi me Euronews Albania mbyllet, por kjo s’është hera e fundit që shihemi bashkë. Faleminderit me zemër!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy