PROFILI/ Ndërron jetë “Sali Protopapa”, ja jeta e aktorit dhe regjisorit të madh Pirro Mani

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani.

Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.

Një nga rolet më të shquara të tij ka qenë edhe ai i Sali Protopapës në filmin “I teti në bornz”.

Mani studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë.

Advertisement

Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet.

Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale.

Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje dhe u nderua me shumë çmime.

Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës.

Advertisement

Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj.

Është angazhuar edhe në disa filma artistikë ku ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.

Prej disa vjetësh, deri në fund të jetës ai jetoi në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen. (TemA)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy