Shuhet kompozitori i famshëm grek Mikis Theodorakis

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shuhet kompozitori i famshëm grek Mikis Theodorakis

Mikis Theodorakis, një nga kompozitorët më të mirë në historinë greke ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 96-vjeçare. Ai ishte i shtruar që prej 2019 në një klinikë private në veri të kryeqytetit për shkak të disa problemeve me zemrën.

Mikis ka krijuar një nga kompozimet më të njohura në historinë e muzikës greke, e përdorur dhe si kolonë zanore në filmin “Zorba greke” e cila është luhet ende dhe sot në të gjithë botën.

Ai ka prodhuar një numër të madh kompozimesh duke përfshirë si muzikën simfonike ashtu edhe muzikën popullore kryesisht greke. Trashëgimia që la ishte e pakrahasueshme.

Gjatë viteve të tij të jetës është përfshirë dhe në fushën politike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy