Shuhet poeti i njohur Arben Duka

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shuhet poeti i njohur Arben Duka

Ka ndërruar jetë poeti i njohur Arben Duka.

Duka ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak.

Bëhet me dije se ai u dërgua në spital mbrëmjen e djeshme nga familjarët pas problemeve shëndetësore dhe ndërroi jetë në spital.

Duka është autori i dhjetra teksteve këngësh pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH-së.

Advertisement

Ai ishte i angazhuar në shtypin e shkruar ku komentonte zhvillimet politike dhe shoqerore permes vargjeve.

Kush ishte Arben Duka

Arben Duka lind në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë.

Është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy