Universitetet e kanë të domosdoshëm profesoratin e Moshës së tretë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Pirro Prifti

Në përpjekjet për të realizuar detyrat që hasen në universitetet publike dhe private po haset një problem  jo aq i ri, por tashmë i mprehtë, dhe që kërkon një zgjidhje ashtu siç është edhe në vendet e BE , SHBA, Kanada, Britani e Madhe, Australi etj.

Duke pare se Universitetet në Shqipëri  janë relativisht të reja për përveç Universitetit të Tiranës i cili mbush 64 vjet Universitet (ose më sakte 68 vjet si institut  lartë), ka dalë pproblemi i madh angazhimi i pedagogëve të anë dalë në pension.

Realisht ligjet e qeverisë shqiptare dhe institutit  të Sigurimeve Shoqërore, ka një  moshë vjetërsie pensioni për ata që janë pa tituj për meshkuj 65 vjeç, dhe femra 60 vjeç, kurse për personat që kanë tituj shkencorë si p.sh, ata me titull Profesor i Associuar pavarësisht gjinisë duhet të dalin 65 vjeç dhe Profesor Doktorët duhet të dalin 68 vjeç. Por çfarë po ndodh në shoqërinë shqiptare dhe atë në botë realisht?

Advertisement

Bota akademike i ka shmangur pengesa të tilla përsa i përket vjetërsisë në Arsimin e Lartë. Përse?

Janë marrë disa kritere:

-Rritja e moshës mesatare ndër popullatat evropiane dhe ato shqiptare nga 50- 60 vjeç në kohën e diktaturës në 78 vjeç për gratë dhe 77 vjeç për burrat,

– Prania aktive e inteligjencës në moshat e treta  që punojnë në arsim

Advertisement

– raporti i moshës reale me moshën biologjike,

– domosdoshmërinë e mbajtjes në universitet në raport me dëshirën e Pedagogut

Dihet se pas rrëzimit të sistemit diktatorial të komunizmit në Shqipëri pak gjëra bazë kanë ndryshuar; në shumicën e rasteve ana sociale ka mbetur në vend ose ka lëvizur pak në drejtim të shoqërisë së re (ne-ajo kapitaliste).

Në Shqipëri për shkak të  largimeve masive  nga Shqipëria sidomos të moshave e të reja,  piramida e moshës në Shqipëri ka ndryshuar dhe është deformuar, duke favorizuar moshën ë tretë e cila nuk ka ikur apo është larguar  në numur të pakët.

Advertisement

Nga ana tjetër të gjitha  programet, iniciativat dhe projektet e shoqërisë shqiptare të bëra nga politikanë dhe drejtues të shoqatave të ndryshme   tip OJQ, për vite kanë favorizuar rininë e mbetur për të marrë iniciativën apo flamurin e drejtimit të vendit, duke lënë pas dorë forcën më cilësore të shoqërisë shqiptare por edhe të asaj botërore: moshën e tretë.

Nxitja e teorive Mao-iste për drejtimin nga ana e të rinjve të shtetit dhe të pjesëve të caktuara të rëndësishme të shtetit nga të rinj pa eksperiencë, ka shkaktuar prishjen e  meritokracisë dhe respektitimit të hierarkisë profesionale në Shqipëri.

Kjo automatikisht gjatë 30 viteve ndikoi jashtëzakonisht negativisht në drejtimin e shtetit shqiptar dhe të menaxhimit të shumë sektorëve jetësore në Shqipëri si Mjekësor,  Polici, Arsim, Politikë, dhe në drejtimin dhe menaxhimin e pushtetit lokal, drejtësisë, duke shkaktuar kaos dhe anarki, të shoqëruar me mungesë të  respektimit të ligjeve, shkelje të tyre dhe vonim në integrimin në BE.

Shmangia e moshës së tretë që përbën 40% të popullsisë që përbën moshën e tretë sot,  nga influenca shumë pozitive që mund të ketë ajo në drejtimin e punëve të shtetit dhe në sektorët më të rëndësishëm ekonomiko-financiarë, arsim dhe shëndetësi, vazhdon të shkaktojë kokëçarje të mëdha në vendim-marrjet qeverisë qendrore e lokale por edhe probleme të mëdha në shëndetësi dhe sidomos në arsimin  e ulet e të mesëm, dhe sidomos të lartë.

Advertisement

Është e vërtetë që zbatimi i ligjit kërkon pa mëdyshje por ligji i Arsimit të lartë të vitit 2015 Nr. 80 për Arsimin e lartë ka krijuar probleme midis arsimit të lartë publik dhe atij privat.

Përse?

Sepse dalja në pension e personave që kanë mbushur moshën në mungesë të moshave të ndërmjetme të cilat janë larguar, ka detyruar shtetin institucionet publike dhe private nën idetë aspak produktive politike të `futjes në punë të të rinjve` apo më keq ` të drejtimit nga ana e të rinjve të sektorëve publikë` (e më pak privatë) të vendosë të rinj pa eksperience në drejtimin e shtetit, duke i vendosur ata drejtorë, zv/Ministra, Kryetarë Bashkie, shefat, dhe me keq këshilltarë të Ministrive, etj,  në vend që të punonin si specialistë të thjeshtë  për një farë kohe deri sa të përmbushnin jo vetëm stazhin e praktikës por edhe hierarkinë profesionale aq të domosdoshme në sektorët e rëndësishëm të ekonomisë-financave arsimit dhe Shëndetësisë.

Ka ndodhur dhe një fenomen tjetër zhgënjyes kur në rangje të larta të politikës, medias, artit, muzikës, madje dhe në arsim hyjnë femra të bukura, duke harruar se bukuria pa inteligjencë nuk ka vlerë në profesion përveç profesionit më të vjetër i cili për fat të keq ekziston.

Advertisement

Në Arsimin e Lartë po ndodh një fenomen tjetër jo aq për tu injoruar, gjatë viteve 1999- 2015, për shkak të ndryshimit të qëllimshëm të ligjit për Arsimit të Lartë, kanë përfituar tituj shkencorë dhe profesionale mosha shumë të reja pikërisht për shkak të boshllëqeve qoftë në ligjet, qoftë në mos realizimin e Rregullore-ve për Arsimin e Lartë, duke u bërë drejtues në Universitete, duke krijuar problematika nga më të ndryshmet, përfshi dhe ato të kurrikulave, mit marrjeve galoponte për note studenti, rënie të cilësisë së mësim dhënies, rënie të punës shkencore në drejtim të artikujve, plagjiatura në doktoratura, e plot parregullsi, pikërisht për shkak të mos funksionimit të hierarkisë profesionale, dhe për mungesë të rëndë të fondeve për laboratorë, për mungesë të praktikave të paguara dhe të drejtuara, dhe për keq menaxhim të keq për shkak të ndërhyrjeve politike ndër vite.

E plot probleme të pazgjidhur si zgjedhje në fakultete e universitete të cilat bëhen sikur të jenë zgjedhje parlamentare, pa u marrë me Akademinë e Shkencave e cila funksionon politikisht `pay per vieë`…

Më qartë, në Arsimin e Lartë duhet përmirësuar ligji përsa i përket lejimit të moshë së tretë të marrë pjesë aktivisht në  drejtimin e `Trinisë së Shenjtë` të Universiteteve Publike dhe Private:

-Kërkimi Shkencor

Advertisement

-Mësim-dhënia

-Shërbimet

Pas realizmit të kësaj detyre, për Arsimin e Lartë Publik dhe atë Privat duhen reformuar disa sektorë të Administratës Universitare duke e vënë atë në shërbim të Stafit Akademik dhe jo të individëve të veçantë,

Së dyti duhen shtuar fondet për Laboratorët që ato të bëhen me të vërtetë për parësorë në ecjen përpara të kërkimit, shkencës dhe të Projekteve fitim prurëse për Universitetin,

Advertisement

Së treti rritja e konsiderueshme e Pagave sipas titujve pavarësisht nëse ata janë në pension ose jo.

Së katërti vendosja e praktikave profesionale mësimore në vendin e duhur duke i njehsuar ato me praktikat që bëhen në vendet e BE duke respektuar Marrëveshjen Bolonjës,

Së pesti në rast emigrimi i studentëve që kanë fituar diplomë publike, shteti ynë duhet të kontraktojë me shtetin që merr të diplomuar për të paguar një tarifë të veçantë. Kjo mund të ndodhë edhe me të diplomuarin privat nëse do të bëhen ligje të sakta.

Së pesti, Bashkëpunimi me Universitetet brenda dhe jashtë vendit duhet të jenë bashkëpunime aktive me shkëmbim eksperiencash dhe studentësh,

Advertisement

Së gjashti, afrimi me tregun e punës dhe bashkëpunimi me Ministrinë e punës për të përfshirë nga kjo Ministri të gjitha Titujt për Programet e Diplomave përkatëse në tregun e Punës dhe krijimi i legjislacioneve përkatëse.

Së shtati, licencimi i të Diplomuarit të realizohet nga një ekip ndërqeveritar në bashkëpunim me universitetet .

Së teti,  unifikimi i kurrikulave me ato të BE duke respektuar Ligjin e Profesioneve, dhe kjo mund të arrihet duke krijuar komisione të veçanta për çdo program të njëjtë që bëhen në Universitete të ndryshme në drejtimin e Ministrisë së Arsimit e Shkencave,

Së fundmi , krijimi i një Ministrie të Arsimit të lartë.

Advertisement

Duhet kujtuar edhe një fakt i veçantë se: Mos harroni, institucionet nuk kanë shpirt. Kjo këshillë e fundit është e vështirë të dëgjohet – veçanërisht tani – por është e vërtetë. Njerëzit kanë shpirt, por institucionet jo. Mos bëni gabim të supozoni se bën kolegji ose universiteti juaj. Ju jeni vetëm po aq i vlefshëm sa ajo që tregu në çdo moment të caktuar thotë se vleni.

Në mënyrë të përmbledhur nëpërmjet këtij shkrimi po ngre shqetësimin si pedagog me eksperiencë duke u bazuar për aktivizimin e moshave të treta në arsim edhe në  Ligjin Amerikan i cili thotë:

Mosha nuk duhet të jetë një faktor përcaktues në shumicën e rasteve të mbajtjes. Sigurohuni që jeni duke bërë gjënë e duhur, për arsyet e duhura, kur merrni parasysh një politikë të tillë.

Pensioni i detyrueshëm është i paligjshëm sipas Ligjit për Diskriminimin në Moshë në qoftë se nuk ka një Kualifikim Profesional Bona Fide (BFOQ) ose ata janë të moshës 65 vjeç dhe janë një “Bona Fide Executive” ose në një “Pozicion të Lartë të Politikave”.

Advertisement

Diskriminimi për shkakun e dy Moshës në Aktin e Punësimit (Akti i Diskriminimit në Punësim i Vitit 1967) SEC. 622. [Seksioni 3], tek pika thotë: (b) Prandaj, qëllimi i këtij kapitulli është të promovojë punësimin e personave të moshuar bazuar në aftësinë e tyre në vend të moshës; të ndalojë diskriminimin arbitrar të moshës në punësim; për të ndihmuar punëdhënësit dhe punëtorët të gjejnë mënyra për të përmbushur problemet që vijnë nga ndikimi i moshës në punësim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy