Zamira Kita: Duam që teatri i Korçës të marrë emrin Piro Mani!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Duam që Teatri i Korçës në nder të artistit të madh shqiptar të marrë emrin Piro Mani”, këtë e tha sot në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, drejtoresha e Teatrit të Korçës Zamira Kita në emisionin kushtuar artistit që u nda nga jeta sot.

“Piro është babai i artit shqiptar. Dua ta them sot me shumë krenari por edhe me vendosmëri që ne kërkojmë që teatri i Korçës të mbajë emrin e Piro Manit.

Unë shpresoj që ne të kemi një emër që ky teatër e meriton. Sigurisht që Çajupi është një emër i rëndësishëm, por ka shumë pak lidhje me Korçën dhe ndoshta më pak lidhje me teatrin. Kurse Piro Mani është vetë teatri ynë, ai do të na e lartësojë dhe përjetësojë teatrin e qytetit tonë”, u shpreh Kita.

Zonja Kita tregoi që ndonëse aktori kishte shumë vjet që ishte larguar nga Shqipëria, kishte gjithmonë në mendje aktorët dhe teatrin shqiptar.

Advertisement

“Unë flisja shumë shpesh me Piron dhe Pavlinën nga Amerika. Ata i merrte shumë malli. Më uronin për çdo premierë, por ishte gjithashtu shumë i kujdesshëm kur ne në faqen tonë të teatrit uronim aktorët për ditëlindje, nderime me tituj, apo vlerësime ishin shumë të kujdesshëm dhe më thoshin bëji një buqetë me lule dhe dërgojua nga ana jonë. Nuk do ta harrojmë kurrë Piro Manin”, u shpreh Kita.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy