Zana Çela: Inva Mula nuk i është përgjigjur asnjëherë ftesave tona!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zana Çela: Inva Mula nuk i është përgjigjur asnjëherë ftesave tona!

E ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare Tv, drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Zana Çela, foli për galanë e inagurimit të Operas.

Zana Çela tregoi se të gjithë artistët që performojnë jashtë vendit, kanë qenë të ftuar në atë mbrëmje. Sipas Çelës vetëm Inva Mula nuk i është përgjigjur ftesës.

“Ne e kemi shpjeguar në konferencën për shtyp që iu kemi bërë ftesë të gjithë artistëve, të gjithë atyre që na përfaqësojnë edhe në botë. 

Jo vetëm këtë here por që në nëntor të vitit 2019, kur ishte parashikuar të mbahej mbrëmja gala që u shty për shkak të tërmetit, i kemi bërë të gjithëve ftesa.

Advertisement

99% e tyre e kanë pasur axhendën të programuar me shfaqjet e kalendareve të tyre. Nuk pretendohet t’i bësh ftesë dikujt 2 muaj para dhe të të përgjigjet sepse ka axhendën e tij. 

Fati nuk e deshi që Sajmir Pirgu të vinte, sepse kishte shfaqje në Paris. Gëzim Myshketa ishte në shfaqje në Marsejë. Ramë Lahaj kishte ftesë, por ishte në të njëjtën shfaqje në Marsejë edhe ai. Angjelin Prejlocaj gjithashtu.

Inva Mula nuk na është përgjigjur. Ka pasur në të gjitha rastet ftesa. Në të trija rastet 2019, 2020, këtë here, Inva nuk është përgjigjur asnjëherë ftesave tona.

Përveç herës së pare në 2019 që i shkruan drejtoreshës artistike që ka impenjime në axhendë. Në të dy rastet e fundit, nuk është përgjigjur. 

Advertisement

Një muaj më parë, i kisha dërguar në WhatsApp në mënyrë shoqërore edhe unë një ftesë, por nuk është përgjigjur. Nuk i di arsyet por kjo është e vërteta. 

Edhe Ermonela Jaho kishte prova për shfaqje në datën 16 shtator, por ajo erdhi në 15 në shfaqjen tonë dhe udhëtoi më pas drejt programit të saj, duke marrë parasysh rrezikun e udhëtimeve këto kohë, por dhe vonesat që mund të kishte në kalendarin e saj”, tha ajo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy