19 Shtatori, data e frikshme në Meksikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
19 Shtatori, data e frikshme në Meksikë

Meksika u godit sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 i shkallës rihter. Ende nuk dihet për numrin e viktimave të shkaktuara nga shembjet e ndërtesave, ndërsa vendi është në panik të një tsunami të mundshëm.

 

Por data 19 Shtator nuk është e panjohur për meksikanët, pasi në të njëjtën datë vendi është goditur edhe dy herë të tjera nga tërmete të fuqishme.

 

Advertisement

Në vitin 1985 vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 8.2 i shkallës rihter. 19 Shtator 1985 në 7:17 të mëngjesit dhe zgjati gati dy minuta. Por në Mexico City u ndie në orën 7:19 të mëngjesit.

 

Epiqendra e tij ndodhej në bregdetin e shtetit Michoacán në Oqeanin Paqësor, në një thellësi prej 15 kilometrash. Nuk ka një numër të saktë të viktimave totale të shkaktuara nga ky tërmet. Të vdekurit vlerësohen midis 3,629 – e cila ishte shifra e njohur nga qeveria meksikane në 2011 – deri në 10,000 viktima.

Tërmeti shkaktoi shembjen e rreth 100,000 shtëpive dhe ndërtesave dhe la rreth pesë milion banorë të Mexico City pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm. Zonat më të prekura ishin qendra e qytetit, Tlaltelolco, Doctores, Obrera dhe Roma. Rreth 30,000 struktura midis shtëpive dhe bizneseve u shkatërruan dhe 68,000 të tjerë u dëmtuan pjesërisht.

Advertisement

 

Po me 19 Shtator, 5 vite më parë pra në vitin 2017 Meksiko u shkund nga një tërmet me magnitudë 7.1 i shkallës Rihter, duke rrënuar dhjetëra ndërtesa, e duke shkaktuar mbi 300 viktima, e mijëra qytetar të pastrehë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy