25% e të anketuarve në Francë, Gjermani dhe SHBA refuzojnë vaksinën anti-Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
25% e të anketuarve në Francë, Gjermani dhe SHBA refuzojnë vaksinën anti-Covid

Një e katërta e qytetarëve në Francë, Gjermani dhe SH.B.A refuzojnë të injektojnë vaksinën kundër koronavirusit.

Gati katër në dhjetë persona në Francë, më shumë se 25% e atyre në SH.B.A. dhe 23% në Gjermani thonë se nuk dëshirojnë të vaksinohen kundër Covid-19. Të dhënat e një studimi lidhur me sfidën me të cilën përballen qeveritë tregojnë panormaën aktuale në këto dy vende që për autoritet është shqetësuese.

Sondazhi i kryer nga Kantar Public, ku janë përfshirë 7 vende, ka treguar se këto shifra nuk janë aq shqetësuese, në Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë. Gjitashtu sipas studimit burrat kanë gjasa ta pranojnë vaksinimin më shumë se gratë dhe se hezitimi ndaj vaksinës gjendet më shumë midis moshave të reja sesa në moshat e thyera, që janë edhe grupi më i rezikuar prej virusit.

Media sociale nuk u pa gjerësisht si një burim i besueshëm informacioni mbi vaksinat. Vetëm 5% të të anketuarve në Gjermani dhe 4% në Itali dhe Hollandë thanë se u besuan informacioneve që shfaqen në rrjetet sociale për vaksinat. Përjashtim bëri India 26% e të anketuarve merrnin si referim median sociale.

Advertisement

Përsa i përket hezitimit ndaj vaksinës, të anketuarit kanë pranuar se arsyeja kryesore janë efektet anësore që po shohin të publikohen pas injektimit të dozës, një pjesë prej të cilëve kërkonin më shumë informacion dhe transparencë nga kompanitë e vaksinimit dhe qeveritë e tyre.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy