50 vjetori i misionit të fundit me astronautë drejt Hënës, Apollo 17

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kapsula Orion e NASA-s po rrotullohet në orbitën e Hënës këtë javë, duke përgatitur kështu rikthimin e misioneve me ekuipazh në sipërfaqen e Hënës. 50 vjet më parë, më 7 dhjetor të vitit 1972, u nis Apollo 17, misioni i fundit me astronautë në Hënë.

 

Më 7 dhjetor 1972, Apollo 17 u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s. Në bord ishin astronautët Eugene Cernan, Harrison Schmitt dhe Ron Evans.

 

Advertisement

 

Astronautët Cernan dhe Schmitt kaluan tre ditë në sipërfaqen e Hënës, qëndrimi më i gjatë në Hënë i programit Apollo, ndërsa astronauti Evans qëndronte në orbitën e Hënës.

 

 

Advertisement

 

Më 11 dhjetor 1972, astronauti Cernan drejtoi mjetin zbarkues “Challenger”, drejt një lugine hënore, të quajtur Taurus-Littrow. Në krah kishte gjeologun Harrison “Jack” Schmitt.

 

 

Advertisement

Ata kaluan më shumë se tre ditë në Hënë, përfshirë mbi 22 orë jashtë mjetit zbarkues dhe mblodhën rreth 113 kg mostra.

 

 

Më 14 dhjetor 1972, astronauti Cernan u bë i fundit i rreth 12 personave që kanë ecur në sipërfaqen e Hënës.

Advertisement

 

 

Vetëm Harrison Schmitt është ende gjallë.

 

Advertisement

 

Kapsula Orion e NASA-s, me manekinë në bord, u rrotullua sërish rreth Hënës më 5 dhjetor, duke kaluar mbi disa nga vendet e uljes së misioneve Apollo, përpara se të fillonte kthimin drejt Tokës.

 

 

Advertisement

 

Kapsula Orion do të ulet në Paqësor pranë bregut të San Diegos, duke përgatitur kështu terrenin për një fluturim me astronautë në të ardhmen.

 

 

Advertisement

NASA e konsideron këtë një provë të përgjithshme për udhëtimin me astronautë drejt Hënës që pritet të realizohet brenda vitit 2024.

 

 

Një zbritje e astronautëve në sipërfaqen e Hënës mund të realizohet në vitin 2025.

Advertisement

 

 

Astronautët e vizituan Hënën për herë të fundit 50 vjet më parë gjatë misionit Apollo 17.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy