Numri i të vdekurve nga tërmeti i dhunshëm që goditi Marokun mbrëmë është rritur në 820, shkruan në faqen e saj media marokene Medias24.
Të lënduarit, janë të paktën 672, prej të cilëve 205 janë në gjendje të rëndë.
Qendra gjeofizike e Marokut raportoi se tërmeti me magnitudë 6.8 goditi zonën Ighil në Atlasin e Lartë.
Ighil, një zonë malore me fshatra të vegjël bujqësore, ndodhet rreth 70 km në jugperëndim të Marrakech.
Me qindra ndertese jane shkaterruar plotesisht ndersa shume te tjera jane demtuar pjeserisht.
MIjera e mijera qytetare kane mbetur pa nje strehe nderkohe qe situata me emegjente lidhet me dhenien e gjakut per shume persona te mbetur te plagosur.
Tërmeti shkatërrues që goditi kete vend ishte aq i forte saqe u ndje deri në Portugali dhe Algjeri.
Kjo gje u raportua nga Instituti Portugez për Detin dhe Atmosferën dhe agjencia e mbrojtjes civile e Algjerisë, e cila mbikëqyr reagimin emergjent.