Akuzat e zyrtarëve Perëndimor/ Ukraina: Nuk jemi të përfshirë në rrjedhjet e Nord Stream

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akuzat e zyrtarëve Perëndimor/ Ukraina: Nuk jemi të përfshirë në rrjedhjet e Nord Stream

Ukraina ka mohuar akuzat e zyrtarëve ukrainas lidhur me përfshirjen në rrjedhjet e gazsjellësit Nord Stream në fund të shtatorit 2022. Një zyrtar i lartë ukrainas deklaroi se Ukraina nuk është aspak e përfshirë në fatkeqësinë e Detit Baltik, ndryshe nga sa pretendohet.

 

“Megjithëse më pëlqen të mbledh teori konspirative zbavitëse rreth qeverisë ukrainase, më duhet të them se Ukraina nuk ka të bëjë fare me fatkeqësinë e Detit Baltik dhe nuk ka informacion për grupet e sabotimit pro Ukrainës,”  deklaroi ai.

 

Advertisement

Këta deklarata vijnë pas një artikulli nga  The New York Times, ku shkruhej se një “grup pro-ukrainas” kreu një sulm në tubacionet Nord Stream në pronësi ruse që i la ato të dëmtuara rëndë vitin e kaluar.

 

CNN shkruan se pavarësisht zërave jozyrtarë, inteligjenca e SHBA nuk është ende në gjendje të përcaktojë një fajtor për situatën e krijuar në shtatorin e vitit të kaluar. Megjithatë, ekziston një pjesë e komunitetit të inteligjencës që beson se aktorët pro-ukrainas do të kishin pasur motivin për të sabotuar tubacionet për shkak të mënyrës se si Rusia po i armatoste kundër Ukrainës dhe Evropës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy