Akuzoi UÇK për krime lufte/ Ish-Prokurori Dick Marty akuzon serbët: Duam të më vrasin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akuzoi UÇK për krime lufte/ Ish-Prokurori Dick Marty akuzon serbët: Duam të më vrasin

Beogradi ka mohuar pretendimet se shërbmet e  inteligjencës Serbe kanë urdhëruar ekzekutimin e ish-prokurorit zviceran, Dick Marty. Përmes një letre zyrtare të dërguar në Shërbimin Federal të Zvicrës serbia i ka quajtur akuzat si “dashakeqe”.

 

“Në këto kohë të vështira, pretendime të tilla i shkaktojnë padrejtësisht dëme të pallogaritshme Serbisë dhe reputacionit të sherbimit të sigurisë dhe anëtarëve të saj”-thuhet  në letër.

 

Advertisement

Për më shumë se një vit e gjysëm , Dick Marty, është vendosur nën mbrojtje shumë të lartë policore pas kërcënimeve për vrasje nga shërbimet e inteligjencës Serbe.

 

Në një ntervistë televizive, ish-prokurori zviceran, i cili shërbeu edhe si anëtar i Këshillit të Evropës deklaroi i habitur se shërbimet speciale në serbi kishin paguar para, për ekzekutimin e tij.

 

Advertisement

DICK MARTY

ISH-ANETAR I KESHILLIT TE EVROPES

 

“E habitshme që nuk erdhi nga ata që unë akuzova, por erdhi nga kundërshtarët e tyre. Kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe. Vrasësit, do të ishin pjesë e “botës së krimit”.Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë.”

Advertisement

 

Dick marty sqaroi planin e beogradid për të akuzuar Kosovën, si autore e ngjarjes.

 

DICK MARTY

Advertisement

ISH-ANETAR I KESHILLIT TE EVROPES

 

“Me sa duket, një shërbim shtetëror kërkon të më eliminojë për të diskredituar kundërshtarin e tij, është absolutisht e papranueshme. Ata  i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më ekzekutojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Ata donin tme vrisnin, dhe më pas të krijonin përshtypjen se vrasjen e kanë kryer kosovarët.”

 

Advertisement

Në vitin 2010, Marty shkroi një raport për Këshillin e Evropës, duke pretenduar se  UÇK-ja kishte kryer krime të rënda, përfshirë trafikimin e organeve, raport mbi bazën e të cilit u hap edhe nje hetim kundër Hashim Thaçit.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy