Anatomia e “Operacionit Gideon”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Anatomia e “Operacionit Gideon”

Me kalimin e orëve, shtohen arrestime e mercenarëve të planit për kapjen dhe vrasjen e Presidentit Nicolas Maduro dhe liderëve të tjerë të institucioneve politike të Venezuelës. Operacioni “Negro Primero” kundërshtonte aksionin transkombëtar të cilit i kemi detajet që paraqesim në këtë raport. Agjentët e arrestuar në brigjet venezueliane siguronin informacione të mëtejshme që qeveria bolivariane i transmetonte popullatës me qëllim që të zbulonte skemë, autorë, përbërje dhe protagonistë të të ashtuquajturit Operacion “Gideon”.

Nuk befason fakti që një operacion i tillë është eksternalizuar në tentativën e fshirjes së gjurmëve të autorëve intelektualë. Seth McFane, autor i “The Modern Mercenary” (2014), pranon se Pentagoni i rriti tenderat për kompanitë ushtarake dhe ushtritë private në vite. Vetëm në 2010 qeveria e Shteteve të Bashkuara dha 366 miliard dollarë për kontrata të tillë (54% të imenjimeve financiare ushtarake), një shumë 7 herë më e madhe se bilanci i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar. McFane zbulon në librin e tij se mercenarët përfaqësojnë gjysmën e forcave ushtarake e Shteteve të Bashkuara në zonat e luftës në dekadën e fundit dhe se janë pjesë e strukturës operative faktike e Pentagonit. I pari që e pranoi se kishte një kontratë për të kryer Operacionin “Gideon” që Cliver Alcala Cordones, që shtoi se qenë të përfshirë funksionarë të administratës  Donald Trump dhe skuadrës së Juan Guaidó. Zbulohej se e kishte nënshkruar atë kontratë dhe operatorët e përfshirë, falë rezultateve të Operacionit “Negro Primero”, që do t’i përmbledhim më poshtë.

E dielë, 3 maj, në orët e para të mëngjesit, inkursioni i parë detar i Opperacionit “Gideon” u neutralizua. Anija i nis nga La Guajira e Kolumbisë, në drejtim të shtetit La Guaira me 12 paraushtarakë në bord nën drejtimin e Robert Colina, alias “Pantera”, që u eliminua nga forcat ushtarake venezueliane në orët e parë të ditës. Në diskutimin e tij e së hënës, 4 maj, Presidenti Nicolás Maduro deklaronte se kishte marrë informacione sipas të cilave disa agjentë të “Gideon” gjendeshin në brigjet Chuao dhe Petaquire (shteti La Guaira), duke ju referua varkës së dytë të interceptuar në Chuao. Aty u kap Antonio Sequea (ish-Kapiten i Gardës Kombëtare Bolivariane (GNB) që mori pjesë në kapjen e distributorit Altamira më 30 prill 2019). Jorge Rodriguez njoftoi se ishte kreu i inkursionit në bregun bolivarian, gjatë një deklarate të dhënë të martën, 5 maj. Dështimi i zbarkimit të parë në La Guaira shkaktoi të dytin, i vonuar nga një difekt teknik dhe u informua për përplasjen në Macuto nga një radio satelitare e ndërhyrjes në inkursionin detar dhe tentoi që të spostohej në Bonaire të Antileve Hollandeze, por prej mungesës së karburantit nuk mundi ta ndiqte planin. Duke qenë një anije më e madhe, vlerësohet se qenë të pranishëm rreth 50 mercenarë. U ankorua në Puerto Cruz (Aragua) duke zbarkuar një grup të parë dhe më pas vazhdoi drejt Chuao, qytet në bregun e Araguanan, ku u kap nga peshkatarët vendas.

Në fund të marsit, autoritetet venezueliane denoncuan vëllezërit Sequea për koordinimin, bashkë me “Pantera” dhe dezertorin Félix Adonai Mata Sanguinetti, e kampeve mercenare në Guajira kolombiane. Sipas asaj që referohet, grupet e formuara aty u pritën në vilën e Elkin Javier López Torres, alias “Doble Rueda”, për të hartuar një plan veprimi që të futeshin në vend nëpërmjet detit. Një komplot i tillë, siç e kanë pohuar ai dhe pjesëmarrës të tjerë të operacionit, pa Clíver Alcalá Cordones midis operatorëve kryesorë. Edhe drejtimi i qeverisë së Donald Trump dhe Ivan Duque ndaj drejtuesve të Juan Guaidó bënte pjesë.

Advertisement

Një luftë e re e brendshme

Një prej elementëve të dëshmuar nga Ministri Rodríguez në dështimin e operacionit qenë konfliktet për pushteti midis krerëve, një situatë e shpeshtë midis ish chavistëve. Iván Simonovis (një bashkëpunëtor i Guaidó dhe i Shteteve të Bashkuara), midis të kapurve, deklaroi se kishte dakordësuar me Sequea përzënien e Clíver Alcalá nga operacioni dhe ngarkoi Sequea. “Ai (Clíver Alcalá) pësoi një grusht shteti në grushtin e shtetit që planifikonte”, deklaroi Ministri Rodríguez. Lideri chaviist shpjegoi se pati një “përleshje” midis Sequea dhe “Pantera” lidhur me këtë situatë, pasi kishte pasur një lidhje të ngushtë me Clíver Alcalá. Pasi kishte marrë në pyetje mercenarët, shtoi se shumë përmendën se Sequea e kishte “braktisur” “Pantera” në fatin e tij me ardhjen në bregun Macuto. Një shkëputje e tillë shkaktoi vdekje dhe kapjen e mercenarëvenë shtetin La Guaira.

Lidhje me DEA-an dhe trafikun kolombian të drogës

Sipas informacioneve të dhëna nga Jorge Rodríguez, përpara udhëtimit me varkë grupet ndodheshin në fermën e narkotrafikantit Elkin Javier López Torres, në Uribia, në veri i Departamentit La Guajira. López Torres, me pseudonimin “Doble Rueda”, i njohur edhe si “La Silla” në Kolombi, është një narkos nga La Guajira i gjykuar në Panama më 2012 dhe i arrestuar në Kolombi nëntorin e 2019. Është fis me gruan e Clíver Alcalá Cordones. Kreu, sipas njërit prej terroristëve, ishte i lidhur me Marta González, gruaja e Alcalá, që ka edhe lidhje me trafikantë të tjerë të drogës, midis të cilëve José “Nene” Hernández, trafikant i vdekur më 2019 dhe me lidhje të ngushta politika e financiare me Iván Duque dhe Álvaro Uribe. “Doble Rueda” jo vetëm që ofroi fermën e tij si bazë operative në Kolombi, por edhe financime për Operacionin “Gideon”. Informacione të tilla u dhanë nga një agjent i DEA-s, agjencia amerikane e luftës kundër drogës, i përfshirë në pushtim dhe i arrestuar në Macuto. José Alberto Socorro Hernández, alias “Pepero”, trafikant droge në bordin e dy varkave, pasi është nisur nga Kolombia, dukshëm që pati kontakte në territorin venezuelian dhe siguroi automjetet e sekuestruara në La Guaira, 8 furgonë, 2 prej të cilëve me mitralozë dhe pajisje ushtarake, për atentatin. Socorro Hernández u kap nga Forcat e Aksioneve Speciale (FAES) përpara se të takonte të zbaarkuarit. Për bashkëpunimin e tij, siç rrëfeu vetë, “Pepero” mori 2 milion dollarë nga “Doble Rueda”.

Advertisement

Mercenarë të përfshirë

Agjencitë venezueliane të sigurisë e dislokuara në zonë, në koordinim me banorët e Chuao, arrestuan 8 anëtarë në bordin e një anijeje në afërsi, midis të cilëve amerikanët Luke Alexander Denman dhe Airan Seth Barry e SilverCorp USA, kompani mercenare e Jordan Goudreau. Një ish berretë e gjelbër i tha Connecting Vets se Goudreau e kishte bërë Xhamajkën qendrën e tij operative duke planifikuar “Operacionin Gideon”, përveçse të shërbente si pikë rekrutimi ku u panë Denman e Barry. Nga dokumentat e sekuestruara (pashaporta, patenta makine dhe dokumenta të SilverCorp) u kuptua se Denman e Barry, respektivisht 34 dhe 41 vjeçarë, janë veteranë lufte dhe shërbejnë si instruktorë pranë SilverCorp. Veç kësaj, amerikanët theksojnë se kanë punuar për sigurinë personale e Donald Trump, sipas të dhënave të zbuluara nga Nicolas Maduro prej rrëfimeve të të arrestuarve. Fotot e tyre dhe Goudreau në punë për ssigurinë e presidentit amerikan konfirmojnë lidhjen historike midis administratës të Shtëpisë së Bardhë dhe kompanisë SilverCorp. Presidenti amerikann mohoi çdo lloj lidhje me atentatin dhe mercenarët amerikanë e kapur në Chuao. Një artikull i revistës investigative “La Tabla” tregon se të dy ushtarakët amerikanë vijnë nga Texas, edhe pse në dukje nuk kishin lidhje midis tyre. Në përfundim të shërbimit ushtarak në 2013, Barry u trasferua në Schëeinfurt, qytet gjerman që ka një prej bazave kryesore ushtarake të Komandës Europiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM). Nga ana tjetër, hetimet e “La Tabla” tregojnë se Denman u transferua nga Austin i Texas në Palm Beach të Florida. Ka patentën e pilotit të avionëve privatë. Nga mbrëmja e së hënës 4 maj, Forcat e Armatosura Kombëtare Bolivariane (FANB) dhe Forcat e Aksionit Special (FAES) e Policisë Kombëtare Bolivariane kishin gjurmuar dhe kapur 5 terroristë të tjerë të ardhur në breg. Në total u kapën 13 nga 52 të përfshirë, sipas hetimeve zyrtare, të shpërndara nga presidenti kombëtar dhe më pas të konfirmuara nga ministri Jorge Rodriguez. Mercenarët u transferuan nga baza detare La Guaira. Përveç shtetassve amerikanë dhe Antonio Sequea, qenë të denjë për t’u përmendur Josnars Adolfo Baduel (djali ii ish gjeneralit puçist Raul Baduel i përfshirë në komplote të tjera) dhe Victor Alejandro Pimienta Salazar, ish kapiten i GNB dhe funksionar i DGCIM, të emëruar në krye të logjistikës së operacionit. Në një artikull tjetër, “La Tabla” tregonte se Pimienta Salazar “ndihmoi (në tetorin e 2017) arratisjen e ish kryebashkiakut të Guanta, Johnathan Marín, nga Paraguachón” në La Guajira të Kolumbisë. Nga të kapurit e tjerë, pjesaa më e madhe janë dezertorë që ndodhen në Kolumbi: Raúl Eduardo Manzanilla, ish toger; Paiva Soto, ish toger; Rojas Tapia, ish rreshter; Ruëin Magallanes, ish rreshter i FANB. U identifikuan edhe dy ish policë nga Baruta dhe Miranda, Jefferson Díaz Vasquez dhe Rodolfo Jesús Rodríguez Orellana; ish polici kombëtar Enderson Rios Marín; ashtu si edhe civilët Fernando Andrés Noya (nostrom) dhe Cosme Rafael Alcalá. “Operacioni Negro Primero” u zhvillua në zona të lidhura me “Operacionin Gideon” për të japur pjesën tjetër e grupeve të armatosura të hyrë në territorin kombëtar. Lidhur me këtë, Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino López njoftoi se një qendër paraushtarake në veri të shtetit Zulia, në fermën El Toro, u shkatërrua dhe 5 njerëz u arrestuan. Midis pajimeve ushtarake të konfiiskuara kishte armë të kalibrave të ndryshme, municione, automjete dhe aparatura komunikimi.

Luftë informacioni midis zëdhënësve të opozitës

Në pasditen e së dielës 3 mars, Jordan Goudreau u shfaq në një video në rrjetet sociaale për të konfirmuar planin e marrëveshjeve të nënshkruara më parë me deputetin Juan Guaidó, që shteti venezuelian e denoncoi kur një automjet i ndaluar në Riohacha të Kolumbisë më 23 mars, që po transportonte një arsenal armësh për të furnizuar kampet mercenare në La Guajira të Kolumbisë, ku mercenarët stërviten në drejtimin e Clíver Alcalá Cordones. Kontrata u shfaq të dielën datë 3 nga intervista e Goudreau me gazetaren e opozitës Patricia Poleo. Këtu shfaqen firmat e Juan Guaidó, pubblicistit JJ Rendón dhe të parlamentarit Sergio Vergara. Fillimisht, Juan Guaidó e refuzoi autorësinë e inkursionit detar në La Guaira, duke pohuar se bëhej fjalë për një “truk të ri të diktaturës”, ndërkohë që injoronte provat e reja e prodhuara nga hetimet e ditës.

Advertisement

Disa figura të opozitës, si Ivan Simonovis, ranë dakord me Guaidó se sulmet në Macuto qenë false të përgatitura nga qeveria bolivariane. Duke filluar nga Poleo dhe ndërsa hetimet e arrestimet avanconin, u shfaqën kontradikta shumë evidente midis ish chavistëve që minonin përpjekjet e Guaidó për të paraqitur një rrëfim uniform kundër provave që e implikonin në planin puçist. Në një intervistë me Napoleone Bravo, Javier Nieto Quintero (një person në kërkim për rastin Daktari), që shfaqet në videon e Goudreau ku ndante autorësinë e “Operacionit Gideon”, ju përgjigj refuzimit të disa krerëve të opozitës se nuk kishte asnjë “demonstrim” dhe refuzoi idenë se ishte një fals i orkestruar nga chavizmi.

Nga ana tjetër José Antonio Colina, ish ushtarak venezuelian, konspirator nga Miami dhe themelues i shoqatës Perseguidos Políticos en el Exilio (Veppex), konfirmoi në një intervistë me Bravo se pjesa më e madhe e dezertorëve në grupet e Gideon e kishin braktisur GNB kur Juan Guaidó i mblodhi më 23 shkurt në Cúcuta. E njëjta gjë vlen për një tjetër shef puçist, ish kundëradmiralin Carlos Molina Tamayo. Të gjithë konfirmuan se nuk aderonin në “Operacionin Gideon”, megjithatë pohuan se kishin informacione të detajuara lidhur me përbërjen dhe qëllimet e tij.

Nga llogaria twitter e “Coalición Activa de la Reserva Internacional Venezolana” (CANVE), që shpërndan video dhe përmbajtje të tjera të grupevee mercenare në fjalë, u shfaqën kontradikta, duke filluar nga përhapja e historisë false se “Pantera”, i eliminuar në përleshjet e para e mëngjesit të 3 majit, ishte ende gjllë. Një fotografi e trupit të tij botuaar nga një gazetar i opozitës në rrjetet sociale e kundërshton atë që përpiqej të shiste CANVE. Njëkohësisht, të dhënat e siguruara nga kjo llogari twitter për numrin e komandove të operacionit përplaseshin me versionet e Goudreau.

Ndërsa CANVE referonte për “17 grupe sulmuese”, mercenari amerikan tha për “Bloomberg” se qenë 52 elementë, duke konfirmuar versionin e qeverisë bolivariane. Roger Noriega, ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara pranë OAS, bëri një hap të mëtejshën në vënien në diskutim e puçit të dështuar mercenar. Tha për “American Conservative” se “nëse është e vërtetë” që Guaidó ka firmosur një kontratë me Goudreau, atëhere besueshmëria e deputetit dhe e Departamentit të Shtetit do të kompromentohej lidhur me politikën amerikane kundrejt Venezuelës”.

Advertisement

“Ideja se ekipi i Guaidó është i përfshirë dhe Departamenti i Shtetit është në errësirë ose më keq, që do të ishte informuar përpara tij, është jashtëzakonisht shqetësuese”, ka thënë Noriega. Përballë bombardimit me informacione të gjeneruara nga radhët antichaviste për të demonstruar vërtetësinë e operacionit terrorist, Guaidó nuk pati zgjedhje tjetëër përveç ndryshimit të pozicionit dhe të dilte në “mbrojtje e të drejtave të njeriut” të puçistëve, pas arrestimet nga agjencitë ushtarake venezueliane.

Komponentja fetare

Do të duhet të bëhen disa komente lidhur me logjikën biblike e emrit të operacionit. Sipas Dhiatës së Vjetër, Gideon ishte një luftëtar i zgjedhur nga Yahweh për të kryer një “luftë çliriimtare” të Izraelit të pushtuar të plaçkitur nga popullli Madian. Historia gjendet tek Gjykime 6 – 8. Legjenda tregon se Gedeone udhëhoqi një ushtri prej 300 burrash, të ndarë në 3 formacione, kundër madianitëve. I sulmuan në befasi natën dhe më pas, me ndihmën e Yahweh, i ngatërruan dhe prodhuan një “luftë qensh”, domethënë që “Yahweh i bëri madianitët të vriteshin midis tyre në të gjithë fushën”. Mercenarët e rektuar e të stërvitur nga SilverCorp donin të imitoniin taktikën e hebreut  Gedeone dhe simbolizmin e tij luftarak si figurë morale, nuk pati suksesin e parashikuar. Kësaj i shtohet komponentja fetare e politikanëve amerikane, që ruajnë një lidhje shumë të ngushtë me hierarkitë ekleziaste e skteve të ndryshme kristiane dhe evangjeliste (anglikane, baptiste, metodiste, presbiteriane, pentekostale) dhe promovojnë prej shekujsh doktrinën e fatit të manifestuar, që pohon një projekt në favorin ee tyre të dhënë nga një zot që siguron ekspansionin dhe pushtimin e Shteteve të Bashkuara në territore të tjera. Një logjikë e tillë instrumentalizohet nga perandoria amerikane, dukshëm në rënie, nëpërmjet agjentësh të hapur apo klandestinë në gjatësi të tjera, me qëllim imponimin e axhendës së tyre. As nuk qe koinçidencë figura e Gideon, aq e dashur në imagjinatën amerikane e  mercenarëve (për më tepër dezertorë ish GNB nga ana e Guaidó në vitin 2019), duke pasur paraasysh se sipas legjendës të Dhiatës së Vjetër, nëm mbrojtjen e Yahweh, kreu luftëtar organizoi shpëtimin e “Izraelit nga ana e maidanitëve”, që në terminologjinë venezueliane janë liderët chavistë.

Gjiri i Derrave, version venezuelian 2020

Advertisement

Gazetarë dhe analistë të ndryshëm e kanë quajtur “Operacionin Negro Primero” versioni venezuelian i pushtimit të dështuar i Gjirit të Derrave në Kubë i mesprillit 1961, ku pjesëmarrja e milicive revolucionare, bashkë me ushtrinë kubaneze, qe vendimtar. Ideja e Shteteve të Bashkuara ishte te krijonte një kryefamiljar nga ku të vendoste një “qeveri të prkohshme” në kërkim të njohjes kombëtare teksa përmbyste Fidel Castro. Në skenarin venezuelian, i “përkohshmi” fals Juan Guaidó ishte kukulla e Shteteve të Bashkuara që do të duhej të pushtonte plazhin në Macuto. Kanë dështuar dhe, siç shikohet në Venezuelë, do të dështojnë gjithmonë. Duket se një analogji historike me ndërmarrjen kubaneze është e përshtatshme me kuadrin venezuelian të momentit, edhe pse në pandemi.

(nga Internationalist 360) (Përgatiti për gazetën TemA, Armin Tirana)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy