Assad nuk zhgënjen, rikonfirmohet President i Sirisë me 95% të votave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Assad nuk zhgënjen, rikonfirmohet President i Sirisë me 95% të votave

Ashtu siç pritej, Bashar al Asad ka fituar një mandat tjetër shtatë-vjeçar si president i Sirisë, me 95 % të votave, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje i kaloi 78 %.

 

Qeveria e Asadit pretendon se zgjedhjet treguan se Siria po funksionon normalisht, pavarësisht konfliktit prej dekadash, ku janë vrarë qindra mijëra njerëz dhe rreth gjysma e popullsisë është dëbuar nga shtëpitë e tyre.

 

Advertisement

Zyrtarët amerikanë dhe europianë kanë vënë në dyshim legjitimitetin e votimit, duke thënë se ajo shkel rezolutat e Kombeve të Bashkuara që kërkojnë të zgjidhin konfliktin e vazhdueshëm në Siri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy