Austria futet në izolim kombëtar/ Nga viti i ardhshëm vaksinimi i detyruar me ligj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Austria futet në izolim kombëtar/ Nga viti i ardhshëm vaksinimi i detyruar me ligj

Edhe pas protestave masive kundër kufizimeve, Austria nga kjo e hënë është rikthyer në një bllokim të plotë kombëtar i cili do të zgjasë 20 ditë.

 

Dyqanet jo-thelbësore janë mbyllur, qytetarët punojnë nga shtëpia dhe mund të dalin vetëm për nevoja urgjente. Kancelari Alexander Schallenberg gjithashtu bëri të ditur se vitin e ardhshëm, vaksinimi do të jetë i detyruar me ligj.

 

Advertisement

ALEXANDER SCHALLENBERG

 

KANCELAR I AUSTRISE

 

Advertisement

 “Izolimi kombëtar do të rivlerësohet pas 10 ditësh dhe do të përfundojë jo më vonë se 13 dhjetor. Nga kjo datë dhe në vazhdim, nuk do të aplikohet asnjë masë kufizuese për personat që janë vaksinuar apo shëruar nga sëmundja. Gjithashtu kemi vendosur që vaksinimi të bëhet me detyrim duke nisur nga 1 shkurti i vitit të ardhshëm.”

 

Shkalla e vaksinimit në vendin me rreth 8.9 milionë banorë aktualisht ka arritur në nivelin e 66%, duke u renditur në fundin e listës sa i takon shteteve të Evropës Perëndimore ku infeksionet po rriten me shpejtësi.

 

Advertisement

Edhe në Greqi kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese për personat që nuk janë vaksinuar apo nuk janë shëruar nga sëmundja. Ata nuk do të lejohen në ambiente publike të mbyllura si kinema, teatro, muze dhe palestra.

 

Fundjava që lamë pas u përcoll me protesta të pashembullta në qytetet më të mëdha të kontinentit të vjetër, ku dhjetëra mijëra njerëz u shprehën kundër diktaturës së pandemisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy