Avokati shqiptar që kandidon për Këshillin Bashkiak në Nju Jork

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Avokati shqiptar që kandidon për Këshillin Bashkiak në Nju Jork

Nga Orest ÇipaNew York

Avokati me orgjinë  shqiptare, Aleksandër Mici, është kandidati i Partisë Republikane për Këshillin Bashkiak të New York-ut në Distriktin 13-të. Mici kandidon në hapsirën teritoriale  midis  Pelham Parkway, Morris Park, Pelham Bay, Throgs Neck, Pelham, Gardens, Allerton, Williamsbridge dhe City Island, ku në këto zona zgjedhore votuesit shqiptarë përbëjnë një numër shumë të rëndësishëm në vendimarrje.

Avokat Mici prej disa vitesh është  angazhuar në politike,  dhe në saj te kontributit dhe të arritjeve  personale  ka marrë  besimin absolut te Republikanëve pa hyre në  garë të brendshme me individë të tjerë.  Sipas tij,  ky vendim  nga të  djathtët amerikane në  ketë zonë  është një vlerësim për të por edhe për komunitetin shqiptar.

Politikani shqiptaro-amerikan  eshte  cilesuar nga elita politike njujorkeze por edhe nga intelektualë dhe politikanë shqiptar ,”kalorësi”  i cili me  bindje dhe  besimin të pa lëkundur ka  mbrojtur  fuqishëm  vlerat e një  shoqërie  të lirë  dhe demokratike  në  disa  etapa të rendësishme te jetës  se tij.

Advertisement

“Duke parë situatën politike këtu në SHBA, por sidomos në një shtet si New York-u, që mund të konsiderohet  shtet një partiak. Rreziku që i kanoset parimeve demokratike dhe pluralizmit politik, dhe dëshirës përbindshse të demokratëve të amerikës për të asgjesuar Partinë Republikane, nëprmejt një fushate agresive për të demonizuar të gjithë ata që besojnë në demokraci dhe kushtetutën e amerikës,  ti konsiderojnë  si racista , mora guximin përsëri dhe vendosa që unë sërish duhet të angazhohesha politikisht si në 90-ën në Shkodër për të luftuar për democracinë” tha  z.Mici.

Gjithashtu, avokat Mici , gjatë kësaj  interviste  për gazetën  “Tema” ,  hodhi  dritë  mbi marrëdheniet  me organizatat  dhe komunitetin  shqiptar të cilat , sipas tij, duhen  të bashkohen në  një  trup  të vetem për nga  kohesioni  politik dhe  shoqeror .

1-Z. Mici , Ju së bashku me një grup të rrinjsh shkodran, ishit nga të parët që nisët sfiden kundër regjimit komunist në vitet 91′. Jeni shprehur, se asokohe duhej një guxim i çmendur  të sfidoje diktaturën. Sot, pas  30-të  vjetesh keni marrë  iniciativën për një betejë  të re. Dy vende të  ndryshme , dy beteja të  ndryshme, njëra  për liri dhe demokraci ndërsa tjetra për tu bërë anëtar i Këshillit  Bashkiak  të New York-ut. A vazhoni të keni te njëjtin  guxim?    

Guximin ta jep dëshira dhe arsyeja. Në atë kohë kur isha 14-vjeç akoma, ne endëronim për një jetë të lirë dhe të hapur, për të drejtat bazore të njeriut dhe mbi të gjitha për të thyer një system diktatorial dhunues që masakronte popullin e vet. Dhe nisur nga etja për liri dhe demokraci , morrëm guximin të rrezikonim jetën për të mposhtur këtë regjim makabërr dhe jo njerëzor. Dhe të dyja këto atribute shtohen me moshën. Sa më shumë eksperiencë të kesh aq më tepër i ushqen këto ndjenja dhe aq më të rëndsishme bëhen në jetë, sidomos kur vazhdon dhe jeton të njëjtat situata, ku shkelja e të drejtave, parimeve dhe dinjitetit të një populli është bërë “status quo”. ¨Eshtë detyra e ç’do njeriu të luftojë për dinjitetin e vet dhe atyre që nuk mund ta mbrojnë atë.

Advertisement

2-Si lindi dëshira  për ti hyrë politikës duke përfaqësuar interesat e komunitetit shqiptarë  në New York?

Politika është një prirje ose më mirë të themi një vokacion, por vokacion mund ta quaj kur të zgjedhin votuesit dhe ke punuar dhe mbrojtur interesat e tyre për një kohë relativisht të konsiderueshme. Politikën e kam pasur si prirje që në moshë të re të ushqyer nga prinderit dhe jeta e vështirë që kishim asokohe. Vështirësia të bën të përfshihesh në politikë. Politika, mirë apo keq, i zgjidh problemet e një shoqërie. Përndryshe do ishte kaos dhe anarki siç ndodh në vendet afrikane edhe sot. Ndaj duke parë situatën politike këtu në SHBA, por sidomos në një shtet si New York-u, që mund të konsiderohet  shtet një partiak. Rreziku që i kanoset parimeve demokratike dhe pluralizmit politik, dhe dëshirës përbindëshse të demokratëve të amerikës për të asgjesuar Partinë Republikane, nëprmejt një fushate agresive për të demonizuar të gjithë ata që besojnë në demokraci dhe Kushtetutën e Amerikës,  ti konsiderojnë  si rracista, mora guximin përsëri dhe vendosa që unë sërish duhet të angazhohesha politikisht si në 90-ën në Shkodër për të luftuar për democracinë. Është një privilegj që pak kush mund ta ketë të perfshihesh në levizje demokratike dy herë në jetë.

3-Si është pritur kandidatura  Juaj  si kandidat i Partisë Republikane në një kohë kur historikisht shqiptarët në këtë zonë kane mbeshtetur kandidatin  demokrat Z.Mark Gjonaj?

Kandidatura ime është pritur me shumë entuziazëm nga Republikanët dhe shumë demokrat që janë të zhgënjyer nga përfaqësimi i klasës politike i përbërë i tëri nga Partia Demokratike Amerikane. Në përgjithësi, kur demokratët janë në fuqi, ata ushqejnë dhe promovojnë kriza, sepse për ta është e vetmja mënyrë për të mbajtur pushtetin. Kanë një shprehje demokratët ku thonë sheps: “Never let a good crises go to waste”, kjo shprehje përmbledh udhëheqjen kaotike të asaj partie dhe degradimin e standartit të jetesës gjatë qeverisjes së tyre. Krimi, papunësia dhe pakënaqësia ndër të tjera, gjithmone rriten në mënyrë astronomike, dhe ata e arrijnë këtë duke përdorur të njëjtin sistem ose -modus operandi- siç kanë përdorur komunistët, luftën e klasave, rritjen e pakënaqësisë të të “varferve” kundër të pasurve, rracizmin, duke vënë të zinjtë kundër të bardhëve nëpërmjet konceptit “White privilege” e metoda diversive të tjera të panumërta.

Advertisement

4- “Kur shqiptarët kanë qenë të bashkuar, kanë bërë punë të mëdha dhe kanë arritur rezultate historike”, këto janë fjalet  ku Ju i jeni drejtuar herë pas here  komunitetit shqiptar ne Distriktin 13.  Deri më tani a keni hedhur ndonjë hap konkret  për të jetësuar  këtë  bindje?

Komuniteti shqiptar ështe komunitet patriotik që ruan traditat dhe gjuhën por mbi të gjitha identitetin e tij, por i mungon një kohesion si politk, ashtu dhe shoqëror. Lidhja që mbajmë me njëri-tjetrin është një pasqyrë e asaj që kemi pas në vendin tonë, lidhje fisnore ose “tribale”. Kjo vjen edhe nga fakti që ne historikisht kemi qenë nën sundim të një pushtuesi apo një tjetri dhe e vetmja mënyre për tu mbrojtur ka qenë lidhja e gjakut. Por tashmë ka ardhur koha që të maturohemi si komunitet dhe të krijojmë një identitet të ri, atë të shqiptarit si komunitet i bashkuar që punon për kauzën kombëtare, jo atë që kemi trashëguar nga e kaluara e jonë e hidhur. Dhe në këtë aspekt unë jam munduar t’u zgjoj vetëdijen njerzve nëpërmjet intervistave që kam dhënë, gjithashtu nëpërmjet takimeve që kam pasë me komunitetin në evente të ndryshme. Por kjo është një përpjekje në vazhdim dhe do të duhet kohë që ne të krijojmë këtë kohezion të cilit ju referova me sipër.

5- Qysh prej vitit 1912-te Federata Pan-Shqiptare “Vatra” ,apo edhe organizata të tjera,  kanë pasur një rol të rendesishëm në  lobimin e çështjes  shqiptare por edhe në promovimin e disa prej figurave më të shquar të vendit tonë. Cili është raporti juaj me këto organizata dhe a ju jeni drejtuar  për mbështetje  gjatë  fushatës tuaj elektorale?

Raporti im me organizata siç është Vatra është i vonë. Në eksperiencën time Vatra e viteve të shkuara ka qenë një organizatë ekskluzive ku pjesëmarrja dhe antarsimi kanë qenë një privilegj i të paktëve. Por me nderrimin e gjeneratave ka ndryshuar edhe qasja në këtë aspekt. Në fushatën time të parue si kandidat për Senator i shtetit të New York-ut për Senatin e këtij Shteti, jo vetëm që nuk kam marrë ndihme por nuk kam pasur as akses për të kërkuar ndihmë. Tani gjerat kan ndryshuar dhe me sa shoh unë kanë ndryshuar për mirë. Kryeredaktori i ri Sokol Paja, një gazetar brilant, siç edhe kryetari i kësaj organizate Elmi Berisha, me kanë ndihmuar duke promovuar kandidaturën time në të gjitha organet e shtypit si gazetat ashtu edhe rrjetet sociale duke më dhënë oportunitet për të përcjell mesazhin tim politik kur ka qenë e mundur në forumet e kësaj organizate.

Advertisement

6- 4-vite me parë në Shqipëri  u themelua Minisatria e Shtetit për Diasporën, a ju është  ofruar bashkëpunim nga ky  dikaster? Po nga opozita?

Unë nuk kam pasur ndonjë kontakt me Minstrinë e Diasporës dhe nuk kam shum informacion për veprimtarinë e kësaj Ministrije ndonëse tani është shkrirë si Institucion. Por nga çfarë kam lexuar dhe dëgjuar kjo Ministri ka qenë tejet pasive në misionin e saj dhe nuk ka marrë asnjë inisiativë për të arritur qëllimet për të cilat ishte formuar. Mund të ketë qenë ndonjë eksperiment i qeverisë Rama por në mendimin tim, i deshtuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy