Azerbajxhani do të rrisë eksportet e gazit në Evropë me 30 për qind

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Azerbajxhani do të rrisë eksportet e gazit në Evropë me 30 për qind

Azerbajxhani do të rrisë këtë vit eksportet e gazit në Evropë për 30 për qind, teksa Bashkimi Evropian synon të ulë varësinë në energjinë ruse.

 

Ministri i Energjisë në Azerbajxhan, Parviz Shahbazov, ka thënë se në tetë muajt e këtij viti, Bakuja e ka furnizuar Evropën me 7.3 miliardë metra kub gaz natyror”.

 

Advertisement

“Furnizimet totale me gaz në Evropë për vitin 2022 do të arrijnë në 12 miliardë metra kub” – rritje për 31 për qind në krahasim me vitin 2021, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter.

 

Ai po ashtu ka treguar se prodhimi i gazit natyror është rritur për 10 për qind në periudhën janar – gusht 2022, duke arritur në 30.6 miliardë metra kub.

 

Advertisement

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka propozuar ditë më parë vendosjen e çmimeve tavan në gazin natyror që importohet nga Rusia.

 

Presidenti rus, Vladimir Putin është zotuar se do të ndalë eksportet e naftës dhe gazit për të gjitha shtetet që vendosin çmim tavan.

 

Advertisement

Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht.

 

Në muajin korrik, BE-ja dhe Bakuja kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për të dyfishuar sasinë e gazit të importuar nga Azerbajxhani në të paktën 20 miliardë metra kub deri më 2027.

 

Advertisement

Marrëveshja po ashtu parasheh zgjerimin e Korridorit jugor të gazit që përshkon Azerbaxhanin, Gjeorgjinë, Turqinë dhe Greqinë.

 

Pas vendosjes së sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë – për luftën e nisur në Ukrainë – Moska ka nisur të zvogëlojë furnizimet me gaz në Evropë, andaj Bashkimi Evropian është duke përgatitur plane për të tejkaluar dimrin.

 

Advertisement

Putin ka hedhur poshtë akuzat e Perëndimit se Moska është duke përdorur eksportet e energjisë si “armë”.

 

Presidenti Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Advertisement

 

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

 

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy