BE-SHBA: Bashkëpunim me Melonin/ Fituesja e zgjedhjeve në Itali merr urime të shumta edhe nga forcat e djathta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE-SHBA: Bashkëpunim me Melonin/ Fituesja e zgjedhjeve në Itali merr urime të shumta edhe nga forcat e djathta

Pas disa orësh heshtjeje, Brukseli ka reaguar për fitoren e Xhorxhia Melonit në Itali. Zëdhënësi i Komisionit Europian Eric Mamer tha se shpreson që marrëdheniet e BE  me Italinë të jenë konstruktive.

 

Ai shtoi se Komisioni  Europian  punon me çdo qeveri të dalë nga zgjedhje të lira.

 

Advertisement

“Komisioni në parim punon me qeveritë që dalin nga zgjedhjet. Kjo nuk është ndryshe në këtë rast. Sigurisht që shpresojmë që do të kemi një bashkëpunim konstruktiv me autoritetet e reja italiane”

 

Edhe Shtetet  e Bashkuara të  Amerikës  kanë reaguar për fitoren e Melonit. Sekretari Blinken shkroi se SHBA presin me padurim të punojnë me qeverinë e re të Italisë, por do të inkurajojnë respektimin e të drejtave të njeriut.

 

Advertisement

 “Ne jemi të etur të punojmë me qeverinë e Italisë për qëllimet tona të përbashkëta: mbështetjen e një Ukrainë të lirë dhe të pavarur, respektimin e të drejtave të njeriut dhe ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme ekonomike.Italia është një aleat jetik, një demokraci e fortë dhe një partner i vlerësuar,”

 

Presidenti francez Emmanuel Macron  përshëndeti  po ashtu fitoren e Melonit.

 

Advertisement

“Populli italian ka bërë zgjedhjen e tij demokratike dhe sovrane.  Ne e respektojmë atë”, tha Macron në një deklaratë nga zyra e tij.  “Si vende fqinje dhe miq, ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku.”

 

Më herët udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë, në Francë Marin le Pen, ka vlerësuar Melonin për rezistencën e saj ndaj kërcënimeve të Bashkimit Evropian.

 

Advertisement

Le Pen ka shkruar në Twitter se populli italian vendosi të marrë në dorë fatin e tij duke zgjedhur një qeveri patriotike dhe sovraniste dhe luftuar kundër qeverive antidemokratike dhe arrogante të Brukselit.

 

Urime kanë ardhur edhe nga Hungaria e Viktor Orban. Drejtori politik i kryeministrit hungarez është shprehur se ata dhe miqtë e tyre italian ndajnë një vizion dhe qasje të përbashkët ndaj sfidave të Evropës.

 

Advertisement

Për fitoren kanë dërguar urimet e tyre edhe kreu demokrat Sali Berisha, i cili thotë se kjo ishte një fitore e shkëlqyer e të djathtës italiane, ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj shkuran se Italia foli qartë!

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy