BE shtrëngon vizat për rusët; pezullohet marrëveshja e vitit 2007

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE shtrëngon vizat për rusët; pezullohet marrëveshja e vitit 2007

Këshilli Evropian njoftoi këtë të premte pezullimin e plotë të marrëveshjes për lehtësimin e vizave ndërmjet BE-së dhe Rusisë. Marrëveshja e 2007 lejonte një procedure të thjeshtuar të aplikimit për viza për qytetarët rusë.

Me anë të një deklarate në websajtin e Këshillit thuhet se tashmë për aplikimet për vizë turistik do të ndiqet një proceduar standarte e cila do të rezultojë në një rritje të tarifës së aplikimit për vizë nga 35 në 80 euro, nevojën për të paraqitur dëshmi shtese, rritje të kohës së përpunimit të vizave dhe rregulla më kufizuese për lëshimin e vizave me shumë hyrje.

Advertisement

Ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan vend ii të cilit mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian tha se vendimi i sotëm është një pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të Rusisë dhe dëshmi e mëtejshme e angazhimit të palëkundur të BE ndaj Ukrainës dhe popullit të saj.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi nga data 12 shtator ditën e hënë.Kjo ishte një tjetër masë që unioni merr kundër Rusisë pas nisjes se sulmit ndaj Ukrainës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy