Betejë e ashpër në Donjeck/ Rusët bombardojnë qytetet pranë kufirit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Betejë e ashpër në Donjeck/ Rusët bombardojnë qytetet pranë kufirit

Luftime të ashpra po zhvillohen në rajonin e Severodonetsk në Ukrainën lindore. Oleksandr Striuk, kreu i administratës ushtarake të Severodonetsk, tha se forcat ukrainase ishin në një pozicion të ashpër mbrojtës nga luftimet që po zhvillohen në periferi të qytetit.

 

Oleksandr Striuk pohoi se qyteti ishte duke u bombarduar vazhdimisht. Kreu i administratës ushtarake e përshkroi situatën dramatike, duke thënë se qyteti ka nevojë për ujë, energji elektrike, si dhe për evakuimin e civilëve.

 

Advertisement

Ndërsa shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës konfirmoi se ruset kishin pësuar humbje dhe ishin tërhequr nga disa pozicione të pushtuara se fundmi. Një anëtar i Komitetit të Ukrainës për Sigurinë Kombëtare, Mbrojtjen dhe Inteligjencën, Fedir Venislavskyi, tha se ditët e ardhshme do të jenë vendimtare në betejën për Severodonetsk.

 

Venislavskyi pohoi se forcat e ushtrisë ukrainase e kishin larguar armikun nga disa pozicion të pushtuar së fundmi, duke e rikthyer në pozicionet që ruset kishin më parë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy