Biden i gatshëm të flas me Putinin nëse ai vërtet dëshiron t’i japë fund luftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të enjten se është i gatshëm të flas me homologun e tij rus, Vladimir Putin, nëse ai vërtet dëshiron t’i japë fund luftës.

 

Kjo është deklarata e parë e këtij lloji e presidentit amerikan që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës.

 

Advertisement

“Jam i përgatitur të flas me Putinin, nëse njëmend ai ka interes që të gjejë një mënyrë për t’i dhënë fund luftës. Ai nuk e ka bërë këtë ende”, tha Biden në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

 

Shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara, William Burns, takoi më 14 nëntor në Turqi homologun e tij të inteligjencës ruse, Sergey Naryshkin.

 

Advertisement

Takimi mes tyre shënon takimin më të lartë ballë për ballë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë, që para se Putini të urdhëronte pushtimin e Ukrainës.

Më 8 nëntor SHBA-ja tha se është “në interesat” e Uashingtonit të mbajë kontakte me Kremlinin.

 

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Advertisement

 

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

 

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Advertisement

 

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy