Biden takohet me liderët arabë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden takohet me liderët arabë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, po vazhdon turneun e tij në Lindjen e Mesme, me një diskutim me liderët arabë mbi aftësitë e mbrojtjes dhe të raketave të shteteve të rajonit.

 

 

Diskutimet po ndodhin për “çështjet bilaterale me këto shtete”, tha ky zyrtar për Reuters.

Advertisement

 

 

Presidenti amerikan është përqendruar në samitin me gjashtë shtetet e Gjirit dhe Egjiptin, Jordaninë dhe Irakut, ndërkaq ka minimizuar takimin e 15 korrikut me Princin saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman, takim që është pritur me kritika.

 

Advertisement

 

Biden po kërkon që të rrisë bashkëpunimin me Arabinë Saudite, vend që ka naftë, pavarësisht shqetësimeve për të drejtat e njeriut. Ai po ashtu po inkurajon që t’i jepet fund luftës në Jemen, teksa po tenton që të ulë ndikimin kinez dhe iranian. Presidenti amerikan po ashtu po dëshiron që të grumbullojë shtetet për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

 

 

Advertisement

Shtetet e Gjirit në shumë raste nuk kanë marrë anë me Perëndimin për luftën në Ukrainë dhe thuhet se po kërkojnë zotime specifike të SHBA-së për të ulur shqetësimet se Uashingtoni ka zbutur angazhimin në Lindjen e Mesme.

 

 

Disa nga këto shtete thuhet se kanë qenë të frustruara me përjashtimin e tyre nga bisedimet indirekte SHBA-Iran, që kanë për qëllim ringjalljen e marrëveshjes së vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore për uljen e aktivitetit bërthamor të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Advertisement

 

 

Këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha se Biden më 16 korrik do të mbajë biseda bilaterale me liderët e Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Irakut, para samitit me liderët e tjerë dhe shpreson që të “qartësojë” vizionin dhe strategjinë e SHBA-së për bashkëpunim në Lindjen e Mesme./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy