Bliken takohet me Lavrov/ SHBA: Jepini fund luftës në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bliken takohet me Lavrov/ SHBA: Jepini fund luftës në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov janë takuar për herë të parë që pas nisjes së sulmit në Urkainë. Zyrtarët amerikanë thanë se dy kryediplomatët biseduan për rreth 10 minuta në ambjentet e konferencës së G-20 që po mbahet në Indi.

 

Blinken ka kerkuar nga Lavrov ti jepet fund menjëherë luftës në Ukrainë si dhe anulimin e vendimit për pezullim të pjesmarrjes së moskës në traktatin për armët bërthamore.

 

Advertisement

Nga ana tjertër pala ruse ka konfirmuar takimin por nuk ka dhënë detaje të hollësishme. Gjatë samitit, më herët Lavrov akuzoi vendet perëndimore se po përpiqen të ndikojnë në shtetet neutrale për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

 

Takimi mes diplomatëve që zgjati vetëm 10 minuta vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës kanë rënë në një nga nivelet më të ulëta, ndërsa tensionet për luftën e Rusisë  ne Ukrainë janë rritur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy