Bluzat e bardha në Britani bëhen bashkë kundër hapjes: Eksperiment i rrezikshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bluzat e bardha në Britani bëhen bashkë kundër hapjes: Eksperiment i rrezikshëm

Mjekë, infermierë dhe profesionistë të tjerë të shëndetit u bënë bashkë në një letër të nisur kryeministrit britanik, Boris Johnson për të shprehur kundërshtinë e tyre për hapjen e vendit. Lehtësimin e masave kufizuese bluzat e bardha e quajnë një eksperiment të rrezikshëm.

 

“Ne besojmë se ky vendim është i rrezikshëm dhe i parakohshëm. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të rishikojë strategjinë e saj aktuale dhe të marrë masa urgjente për të mbrojtur qytetarët e saj, përfshirë fëmijët. Ne besojmë se qeveria po fillon një eksperiment të rrezikshëm dhe të pamoralshëm, dhe ne i bëjmë thirrje asaj të frenojë heqjen e masave kufizuese kundër sëmundjes Covid-19 deri më 19 korrik 2021. Në vend të kësaj, qeveria duhet të vonojë hapjen e plotë të aktivitetit ekonomik dhe shoqëror derisa të gjithëve, përfshirë adoleshentët, t’u jepet vaksina Covid dhe shkalla e vaksinimit të jetë e lartë. Deri atëherë, masat e shëndetit publik duhet të përfshijnë ato të kërkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (të tilla si përdorimi universal i maskave brenda, madje edhe për ata që janë vaksinuar plotësisht)”, thuhet në letrën e tyre. Sipas “CNN” më shumë se katër mijë shkencëtarë, mjekë, infermierë dhe profesionistë të tjerë e kanë nënshkruar këtë letër.

 

Advertisement

Ata thonë se heqja e masave kufizuese në 19 korrik do të ketë efekte negative në shëndetin publik të Mbretërisë së Bashkuar dhe më gjerë. Ata evidentojnë edhe faktin se në korrik është vënë re një rritje e mprehtë e rasteve të reja me COVID-19.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy