Bëni Like Struga.info në Facebook


Boris Pistorius emërohet ministër i Mbrojtjes në Gjermani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Boris Pistorius emërohet ministër i Mbrojtjes në Gjermani

Boris Pistorius është emëruar ministër i ri i Mbrojtjes në Gjermani, ka njoftuar Qeveria gjermane.

Ai është anëtar i Social-Demokratëve të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe ka shërbyer si ministër i Brendshëm i landit të Saksonisë së Poshtme prej vitit 2013.

Atij do t’i duhet ta finalizojë projektin për modernizim të ushtrisë së Gjermanisë dhe të mbikëqyrë ndihmën e zgjeruar të armëve në Ukrainë, teksa kjo e fundit lufton pushtimin rus.

Pistoriusit do t’i duhet të thellohet menjëherë në punën e re.

Advertisement

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloud Austin pritet të vizitojë Berlinin këtë javë dhe më pas të vizitojë edhe bazën ushtarake amerikane në perëndim të Gjermanisë.

Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Christine Lambrecht nga kjo pozitë një ditë më parë.

Ky vendim i saj vjen pasi mediat gjermane kanë raportuar të premten se shefja e Mbrojtjes synon të japë dorëheqje pas mesazhit për Vitin e Ri, që e ka postuar në rrjetet sociale.

Në të, Lambrecht e ka përmendur luftën në Ukrainë, nën tingujt e fishekzjarrëve në prapavijë.

Advertisement

Anëtarët e partisë opozitare Unioni Demokristian (CDU) kanë bërë thirrje për dorëheqjen e saj.

Në deklaratën e dorëheqjes, Lambrecht ka përmendur “muaj të fokusit medial” mbi të, dhe se diçka e tillë ka ndërhyrë në debatin faktik për ushtrinë dhe politikat e Gjermanisë për sigurinë.

“Puna e vlefshme e ushtarëve dhe e shumë njerëzve në departamentin tim duhet të jetë në plan të parë”, ka thënë ajo./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy