Bostoni zgjedh gruan dhe aziatiko-amerikanen e parë si kryebashkiake

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bostoni zgjedh gruan dhe aziatiko-amerikanen e parë si kryebashkiake

Votuesit e Bostonit, shënuan një moment kyç në historinë e gjatë politike të qytetit, duke zgjedhur për herë të parë një grua në postin e kryetares së bashkisë e cila është njëkohësisht edhe aziatiko-amerikania e parë që zgjidhet në këtë detyrë. Michelle Wu shërbente në këshillin e qytetit.

 

Fitorja e Michelle Wu shënon një pikë kthese për qytetin. Përpara zgjedhjes së saj Bostoni ka zgjedhur vetëm burra të bardhë si kryetarë bashkie.

 

Advertisement

Wu kandidoi përballë Annissa Essaibi George. Fitorja e saj është dëshmia më e fundit se sa shumë ka ndryshuar Bostoni, kryebashkiakët e së cilit deri tani kishin mbiemra irlandezë.

 

Wu nuk do të ketë shumë kohë për të shijuar fitoren, ajo pritet ta bëjë betimin më 16 nëntor.

 

Advertisement

“Ne jemi gati për këtë moment, jemi gati për një Boston të ri për të gjithë. Një Boston që nuk i nxjerr njerëzit jashtë, por i mirëpret të gjithë ata që e quajnë qytetin tonë shtëpi”, tha zonja Wu.

 

Pak përpara se të mbante fjalimin e fitores zonja Wu, zonja Essaibi George e pranoi humbjen.

 

Advertisement

“Dua ta përgëzoj Michelle Wu. Ajo është gruaja e parë, personi i parë me ngjyrë si dhe aziatiko-amerikania e parë e zgjedhur për të qenë kryetare e bashkisë së Bostonit dhe kjo nuk është diçka e vogël”, tha ajo.

 

Wu kishte marrë mbështetje nga shumë politikanë të njohur përfshirë nga kryebashkiakia në detyrë Kim Janey, senatorët e SHBA-së Elizabeth Warren dhe Edward Markey, dhe ligjvënësja Ayanna Pressley, një ish-këshilltare e qytetit të Bostonit dhe anëtare e të grupit të ligjvënëseve demokrate në Kongres i ashtuqujtur “Skuadra”./ Voa

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy