Brenda 24 orëve, izolohen 790 persona  në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Brenda 24 orëve, izolohen 790 persona  në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 790 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 214 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19. Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Kjo e fundit ka shtuar se policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, ku janë regjistruar gjashtë shkelje të masës së izolimit-vetizolimit.

Nga MPB gjithashtu informojnë se 1071 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy