Bëni Like Struga.info në Facebook


Britania do të furnizojë Ukrainën me tanke

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britania do të furnizojë Ukrainën me tanke

Kievi thotë se aleatët perëndimorë duhet të përshpejtojnë dërgesën e armatimeve ndërsa agresioni rus ka shtuar trysninë ndaj trupave ukrainase. Raketat ruse kanë vrarë dhjetëra civilë gjatë ditëve të fundit. Shtetet e Bashkuara po organizojnë një takim me vendet aleate në fund të javës ndërsa njoftimi i Britanisë për furnizimin e Kievit me tanke mund të nxisë edhe vendet e tjera që të bëjnë një veprim të tillë.

“Challenger 2” është tanku britanik që mbretëron në fushën e betejës. Londra po dërgon 14 të tillë në Ukrainë, pa llogaritur armë të tjera të rënda, artileri, mjete të blinduara, raketa dhe dronë. Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, foli përpara ligjvënësve britanikë.

 

“Paketa do të ndihmojë në përshpejtimin e dhënies fund të agresionit të Putinit dhe brutalitetit të tij dhe do të sigurojë që këtë vit edhe më tej, nëse është e nevojshme, Ukraina të ruajë vrullin e saj”.

Advertisement

Por ndihma varet gjithashtu nga kontributi i vendeve të tjera aleate. Ndaj Gjermanisë është shtuar trysnia për t’i dërguar Ukrainës tanket e saj ‘Leopard 2’, dhe për të miratuar kërkesat e vendeve e tjera që të dërgojnë në Ukranë tanket e tyre të blera në Gjermani.

Liana Fix, me Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, thotë për Zërin e Amerikës se ka gjasa që Ukraina të furnizohet me armatimet e kërkuara.

 

“Ukraina ka nevojë për qindra tanke të lehta dhe luftarake për të ndërmarrë një ofensivë të suksesshme në pranverë. Duket se oferta britanike është një sinjal politik, se në të vërtetë ka rënë vija e kuqe për tanket”.

Advertisement

Polonia dhe Finlanda duan të dërgojnë në Ukrainë tanket Leopard të prodhimit gjerman. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, lëshoi një paralajmërim të zymtë të martën.

“Disfata e Ukrainës mund të bëhet prelud i Luftës së Tretë Botërore. Nuk ka asnjë arsye për të bllokuar apo zvarritur mbështetjen për Kievin. Ndaj i bëj thirrje qeverisë gjermane që të marrë vendimet e duhura për t’i dërguar Ukrainës të gjitha llojet e armëve”.

Gjermania po i ofron Ukrainës autoblinda për transportin ushtarak, një bateri raketash kundërajrore Patriot, raketa tokë-ajër dhe armë të tjera.

Por ka qendrime të ndryshme brenda koalicionit qeverisës të Gjermanisë. Kancelari Olaf Scholz emëroi të martën një ministër të ri të mbrojtjes pas dorëheqjes së drejtueses pararendëse në fillim të javës, ndërkohë që nuk ka zëra për ndryshim të politikave.

Advertisement

 

“Duhet shumë kohë derisa të merren vendimet. Në çdo rast Gjermania nuk merr një rol udhëheqës, por vepron paralelisht me Shtetet e Bashkuara. Kjo pasqyron shqetësimet e Gjermanisë lidhur me përshkallëzimin e situatës me Rusinë”, thotë për Zërin e Amerikës Liana Fix me Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, do të presë të premten në bazën ajrore Ramstein aleatët e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, lidhur me koordinimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake për Kievin.

 

Advertisement

Perëndimi nuk është i kënaqur me një konflikt të ngrirë, me një armëpushim paraprak, dhe se aleanca perëndimore sheh nevojën që Ukraina të bëjë përparime të mëtejshme të mëdha”, thotë analistja Liana Fix.

Nga ana tjetër Rusia u shpreh kundër furnizimit të Ukrainës me tanke britanike, ndërsa tha se objektivat e sulmit, që e cilëson si “operacion ushtarak special”, do të arrihen ./voa

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy