Bullgaria përgatit listën e re të ndihmave ushtarake për Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bullgaria përgatit listën e re të ndihmave ushtarake për Ukrainën

Bullgaria ka gati një listë të re me armë dhe municione që Sofja synon t’i dërgojë Ukrainës, njoftoi sot radioja kombëtare bullgare BNR, që citonte burime anonime.

 

 

Parlamenti bullgar kishte marrë vendimin për të dërguar ndihma ushtarake në Kiev muajin e kaluar dhe i kishte dhënë një afat prej 30 ditësh Ministrisë së Mbrojtjes për përpilimin e kësaj liste.

Advertisement

 

 

Lista duhet të miratohet fillimisht nga qeveria dhe më pas nga parlamenti.

 

Advertisement

 

Citimet e BNR-së thonë se ndihma ushtarake bullgare në Ukrainë do të dërgohet në bordin e më shumë se nëntë avionëve amerikanë, tip ”Boeing C-17”.

 

Sipas ambasadorit të Ukrainës në Bullgari, Vitaly Moskalenko, lista është e konsiderueshme.

Advertisement

 

 

Sipas tij, bëhet fjalë për artileri, mjeteve mbrojtjeje, predha dhe municione.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy