Burrat diskutojnë për punë/ Bashkëshortet e Johnson dhe Biden relaksohen në bregdet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Burrat diskutojnë për punë/ Bashkëshortet e Johnson dhe Biden relaksohen në bregdet

Teksa presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministri britanik, Boris Johnson u ulën për të diskutuar për çështje të rëndësishme në kuadër të Samitit të G7, bashkëshortet e tyre përfituan nga rasti për t’u relaksuar.

 

Jill Biden dhe Carrie Symond Wilfred u fotografuan duke bërë një shëtitje në breg të detit në Cornwall, bashkë me djalin e vogël të Boris Johnson.

 

Advertisement

Carrie ndau një fotografi në “Instagram”, ku shihej duke mbajtur djalin, ndërsa ecte përgjatë bregut me Jill Biden.

 

“E mrekullueshme të kalosh pasditen me Zonjën e Parë, Jill Biden në Gjirin Carbis. Ne madje zhytëm gishtërinjtë në ujë. Ishte bukur, por ftohtë!”, shkroi bashkëshortja e Boris Johnson.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy