Cilat janë kompanitë mercenare ruse?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Cilat janë kompanitë mercenare ruse?

Asnjëherë duke mos i kursyer fjalët, Yevgeny Prigozhin, themeluesi i kompanisë famëkeqe mercenare ruse, Wagner, kritikoi ashpër komandantët ushtarakë rusë, duke përdorur edhe sharje, përmes një video të publikuar më 9 maj.

 

 

Prigozhin u ankua lidhur me furnizimet me municione të luftëtarëve të tij, të cilët kanë luajtur rol kyç në sulmin 10-mujor ndaj qytetit lindor ukrainas të Bahmutit. Më pas, ai kritikoi një kompani private të sigurisë, të themeluar nga gjiganti shtetëror i gazit, Gazprom, duke u ankuar se luftëtarët e kësaj kompanie po zënë pozicione në luftimet afër Bahmutit.

Advertisement

 

 

“Ne po shpenzojmë para publike, po mbledhim njerëz, po i dërgojmë ata në grirëse të mishit?”, tha ai në videon e publikuar. “Nënat e tyre do të vijnë dhe do t’iu japin një [sharje]të mirë. Ndaloni këto marrëzira, kjo është luftë!”.

Sipas deklaratave të Prigozhinit dhe raportimeve të tjera, ka disa entitete private të sigurisë që ekzistojnë nën ombrellën e Gazpromit.

Advertisement

 

 

Një, që njihet me emrin Potok, apo “rrjedha”, u vu në qendër të vëmendjes së publikut në prill, kur një grup i kontraktorëve publikuan një video duke u ankuar se nuk kishin furnizime në fushëbetejë. Ata po ashtu u ankuan se u ishte thënë se do të merrnin kontrata zyrtare përmes Ministrisë së Mbrojtjes, por në vend të kësaj ata ishin dislokuar nën autoritetin e kompanisë Redut.

 

Advertisement

 

Unioni i vullnetarëve të Donit dhe Donbasit

 

 

Brigada Don, që ka lidhje me Redut-in, përbëhet nga vullnetarë, shumica prej të cilëve janë kozakë. Brigada është e listuar në sistemin kombëtar të rezervistëve të gatshëm, të njohur si BARS, dhe zyrtarisht është e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes.

Advertisement

 

 

Një zyrtar i lartë i organizatës kozake, të quajtur Unioni i Luftëtarëve Kozakë të Rusisë dhe Diasporës ka rekrutuar vullnetarë përmes mediave sociale. Një tjetër zyrtar i lartë i grupit është Aleksandr Borodai, një rus i cili zyrtarisht ishte lider i separatistëve në Donbas. Tani ai është anëtar i Parlamentit të Rusisë.

 

Advertisement

Një ushtar i brigadës Don, i cili u prezantua vetëm me emrin Maksim, i tha Radios Evropa e Lirë se ai iu bashkua kësaj brigade në bazë të kushtit të moshës që ka përcaktuar Redut-i. Por, ai tha se rrogat për kontraktorët në Don dhe në Unionin e Vullnetarëve të Donbasit, paguhen nga kompania Redut.

 

 

Ky ushtar tha se disa kontraktorë janë dërguar që t’i bashkohen Redut-it, ku janë krijuar njësitë speciale të brigadës Don. Megjithatë, këta ushtarë zyrtarisht konsiderohen anëtarë të Unionit të Vullnetarëve të Donbasit.

Advertisement

 

 

Dhe, sikurse luftëtarët e tjerë të kompanisë Redut, mercenarët e brigadës Don nuk janë të përfshirë në sistemin BARS.

 

Advertisement

 

Sipas faqes së Unionit që ka në rrjetin social VKontakte, grupi ka tri batalione që ushtrojnë në qendrën e trajnimeve Kadamovski në rajonin Rostov.

 

 

Advertisement

Grupi Moran, korpusi sllav dhe korpusi E.N.O.T.

 

 

Kompanitë e tjera ushtarake dhe të sigurisë së Rusisë njihen më shumë për aktivitetet në të kaluarën, për aktivitetet jashtë fushëbetejave ukrainase apo për përkrahjen e ideologjive ekstremiste.

 

Advertisement

 

Ka data të ndryshme se kur grupi i sigurisë Moran është shfaqur për herë të parë. Sipas dokumenteve të korporatave, që japin detaje nga një raport i vitit 2019 i Fondacionit Amerika e Re, thuhet se kompania ishte inkorporuar në Belize më 2011, që u pasua nga Moska po të njëjtin vit. Materialet reklamuese thonë se ky grup ka ofruar siguri për anijet ruse nga piratët që nga vitet ’90. Në mesin e klientëve më të mëdhenj të grupit Moran është Sovcomflot, kompania më e madhe shtetërore ruse e transportit.

 

 

Advertisement

Sipas gazetës nga Shën Petersburgu, Fontanka, Wagner i ka rrënjët nga korpusi Sllav, një kompani private ushtarake që rekrutonte ushtarë më 2013. Një tjetër kompani, me po të njëjtin emër, korpusi Sllav, u shfaq për herë të parë në regjistrat e korporatave në Hong Kong më 2013; dy drejtorët e saj ishin ish-punonjësit e Moran-it, Vadim Gusev dhe Yevgeny Sidorov. Po të njëjtin vit, luftëtarët e korpusit Sllav u shfaqën në Siri me kërkesën e Qeverisë siriane, e cila veçse po përballej me kërcënimin në rritje nga grupe të ndryshme, përfshirë grupin militant Shteti Islamik që kishte marrë nën kontroll disa ndërtesa të naftës.

 

Pas një beteje ku ishin plagosur disa luftëtarë të korpusit Sllav, Gusev dhe Sidorov u kthyen në Rusi dhe u arrestuan nga Shërbimi Federal i Sigurisë. Një vit më vonë, ata u gjetën fajtorë për udhëheqjen e një kompanie ilegale mercenarësh dhe u dënuar me burgim nga një gjykatë në Moskë.

 

Advertisement

Një prej krerëve të parë të Wagner-it ishte Dmitry Utkin, një veteran i inteligjencës ushtarake ruse që kishte punuar për grupin Moran dhe më pas edhe për korpusin Sllav.

 

 

Një tjetër kompani private, që hulumtuesit ukrainas kanë thënë se ka marrë pjesë në pushtimin rus Gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014, ishte korpusi E.N.O.T, i themeluar nga aktivisti nacionalist, Igor Mangushev.

Advertisement

 

 

Ushtarët e E.N.O.T. janë parë edhe në Siri, sipas një raporti të vitit 2018 të publikuar nga Instituti polak për Çështje Ndërkombëtare, dhe po ashtu janë përfshirë edhe në operacione paramilitare në Taxhikistan dhe Nagorno-Karabak. Grupi po ashtu ka pasur kampe “patriotike” për të rinjtë në shtete të ndryshme, përfshirë në Serbi, Mal të Zi, Bjellorusi e të tjera.

 

Advertisement

Më 2018, grupi ishte shënjestruar nga forcat e rendit të Rusisë në rajonin Krasnodar dhe disa anëtarë të tij – disa prej të cilëve ishin oficerë federalë të sigurisë dhe të inteligjencës – u akuzuan për vjedhje dhe zhvatje. Vitin e kaluar, Roman Telenkevich, që ka udhëhequr këtë grup që nga viti 2016, u dënua me 13 vjet burgim për zhvatje, kërcënim dhe akuza të tjera./REL/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy