Dalin hartat e reja/ Zbulohet kontinenti i zhdukur poshtë Zelandës së Re

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dalin hartat e reja/ Zbulohet kontinenti i zhdukur poshtë Zelandës së Re

Dalin hartat e reja/ Zbulohet kontinenti i zhdukur poshtë Zelandës së Re

Poshtë Zelandës së Re, shtrihet një kontinent i zhdukur në dyshemenë e detit. Dikur pjesë e së njëjtës masë të tokës si Antarktida dhe Australia, kontinenti i humbur i Zealandia-s u shkëput 85 milionë vjet më parë dhe në fund, u zhyt nën oqean ku qëndroi i fshehur për shekuj të tërë.

Tani, hartat e fundit tregojnë hulumtimet e reja në lidhje me këtë kontinent nënujor, ku dikur gjallonin dinosaurët dhe tani publiku, ka të drejtën t`i eksplorojë dhe vetë ato.

GNS Science, një institut kërkimot neozelandez, publikoi së fundi dy harta të reja dhe një faqe interneti interaktive.

Advertisement

Hartat mbulojnë formën e dyshemesë së oqeanit dhe profilin tektonik të Zelandës, që të marra së bashku, ndihmojnë të tregohet historia e origjinës së këtij kontinenti të humbur. Hartat gjithashtu ndihmojnë në shpjegimin e vendosjes së vullkaneve të Zelandës së Re, baseneve sedimentare dhe veçorive të tjera gjeologjike.

Ky zhvillim ndihmon që njerëzit në mbarë botën të mund ta eksplorojnë kontinentin nënujor nga shtëpitë e tyre; faqja interaktive e internetit tregon lloje të ndryshme hartash të Zealandias, të cilat përdoruesit mund t`i shpalosin e t`i kontrollojnë sipas dëshirës.

“Këto harta janë një pikë referimi shkencore, por ato janë edhe një mënyrë për t`ia përcjellë punën tonë kolegëve e të gjitha palëve të interesuara”, tha gjeologu Nick Mortimer, i cili është dhe autori kryesor i hartave që kanë ngjallur mjaft kureshtje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy