DASH, kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan: Nxit paqëndrueshmëri e tensione

Pinterest LinkedIn Tumblr +
DASH, kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan: Nxit paqëndrueshmëri e tensione

Departamenti Amerikan i Shtetit u pozicionua kundër idesë për ndryshim kufijsh në Ballkan.

 

Në një reagim zyrtar, DASH thotë se një ide e tillë do të nxiste tensione dhe prishte ekuilibrat.

 

Advertisement

“Siç kemi parë, spekulimet e padrejta të kohëve të fundit në lidhje me ndryshimin e kufijve në Ballkan përgjatë vijave etnike rrezikojnë të nxisin paqëndrueshmërinë në rajon dhe risjellin kujtime të tensioneve të kaluara. Një e ardhme e qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor duhet të bazohet në qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, demokracinë multi-etnike dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.”

Mediat në rajon, por edhe më gjerë, kanë shkruar për idetë për ndryshimin e kufijve të vendeve në rajonit të Ballkanit si mundësi për të zgjidhur çështjet e mbetura si të pazgjidhura nga procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Mediat në Bosnje e Hercegovinë dhe në Slloveni kanë shkruar se për këto ide kryeministri slloven Janez Jansha, vendi i së cilit merr së shpejti edhe kryesimin e radhës të BE-së, kishte dorëzuar një “non paper” me këtë ide.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy