Deklarata e fortë e kryeministrit britanik: “Perëndimi do të mbështesë Kievin në luftë me vite”        

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deklarata e fortë e kryeministrit britanik: “Perëndimi do të mbështesë Kievin në luftë me vite”        

Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se aleatët perëndimorë të Ukrainës ishin të gatshëm të mbështesin kete vend në luftë “për vite me radhe” kunder Rusise, siç raportohet nga shtypi britanik.

 

Sunak madje shtoi se strategjia e Rusisë për të “pritur që njerëzit (në Perëndim) të lodhen dhe të mërziten, nuk do të funksionojë”.

 

Advertisement

“Tani jemi duke biseduar me aleatët se çfarë marrëveshjesh afatgjata shumëpalëshe dhe dypalëshe të sigurisë mund të vendosim me Ukrainën”, tha numri nje i qeverise britanike.

 

Nga ana tjeter Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pati një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Oleksii Reznikov, përpara takimit virtual të grupit të kontaktit të mbrojtjes ukrainase të planifikuar për 25 maj.

 

Advertisement

Gjatë takimit, të pranishmit do të diskutojnë masat që do të ndërmerren për të forcuar aftësitë ushtarake të Ukrainës dhe mbrojtjen ajrore kundër sulmeve nga Federata Ruse.

 

Austin përditësoi gjithashtu homologun e tij për ndihmën më të fundit ushtarake nga Uashingtoni për Kievin. 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy