Dënohen qindra gylenistë në Turqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

497 persona të akuzuar për pjesëmarrjen në grushtin e dështuar të shtetit në vitin 2016 në Turqi dolën para gjykatës për t’u njohur me verdiktin e drejtësisë pas proceseve maratonë që zgjatën pothuajse 5 vjet.

Gjashtë ushtarë u dënuan me burgim të përjetshëm. Ata ishin roje në Gardën Presidenciale dhe u akuzuan për përmbysje të rendit kushtetues dhe për atentatin e dështuar ndaj presidentit rexhep Tajip Erdogan.

Advertisement

Për 103 të pandehur trupi gjykues dhe denime me burg që varionin nga 13 vjet deri në 16  vjet.

Gjykata nuk dha një vendim përfundimtar për 231 persona, ndërsa 111 të pandehur u shpallën të pafajshëm.

Advertisement

Gjatë përpjekjes për grusht shteti në 15 korrik 2016 humbën jetën 248 njerëz. Ushtarët morën kontrollin e aeroplanëve, helikopterëve dhe tankeve dhe u përpoqën të pushtonin  institucionet kryesore shtetërore.

Për grushtin e shtetit u akuzua zyrtarisht kreu i lëvizjes “Hizmet”, Fet’hullah Gylen, dhe mbështewsit e tij, ndërkohë që organizata e klerikut që jeton në SHBA  u quajt zyrtarisht terroriste.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy