Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ka tronditur qytetin e Brestit në Francë, ku një çift shqiptar, Andon Janaqi (36 vjeç) dhe Anjeza Zeneli (30 vjeçe), u gjetën të pajetë brenda banesës së tyre të enjten pasdite.

Gruaja është vrarë fillimisht dhe më pas autori i dyshuar ka kryer vetëvrasje.

Sipas mediave franceze, çifti ishin prindër të dy djemve 9 dhe 3 vjeç. Në momentin e krimit makabër, 3-vjeçari ka qenë në banesë. Ndërsa djali i madh, 9-vjeçar, ndodhej në shkollë në momentin kur ndodhi ngjarja.

Autoritetet franceze kanë deklaruar se dy fëmijët e mitur janë nën përkujdesjen e shërbimeve sociale të tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por është mësuar gjithashtu se viktima, Anjeza Zeneli, e kishte denoncuar më 23 tetor bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe psikologjike, duke thënë se ai ishte shumë xheloz.  Më pas, ajo kishte tërhequr denoncimin e saj, duke thënë se donte që bashkëshorti i saj të rehabilitohej dhe të ishin bashkë.

Çfarë deklaroi nëna e autorit?

“Dua të më ndihmojë shteti, të më sjellë trupin e djalit këtu. Shiko në ç’gjendje jam, nuk di çfarë ka bërë djali. Ishin mirë, ishin  bukur, probleme ka çdo shtëpi por nuk e dija që do bënte vrasje. Na thanë nga Franca, mori nusen e djalit që kam në Greqi, dhe më thotë Flora mblidh mendjen sepse djali jot kështu kështu ka bërë, ka vrarë nusen dhe veten e tij.

Nuk di nëse kishin fërkime me njeri tjetrin në shtëpi. Nuk kam folur me familjen e vajzës, evlat e kanë dhe ata, nuk u më vjen mirë, u kërkoj falje”, u shpreh për mediat Floresha Ilo, nëna e autorit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/vizionplus.tv