Dhjetë persona të vdekur nga ortekët në Austri dhe Zvicër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhjetë persona të vdekur nga ortekët në Austri dhe Zvicër

Dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e disa ortekëve në malet austriake dhe ato zvicerane përgjatë fundjavës.

 

Turistë nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania, kanë qenë në mesin e të vdekurve në disa qendra skijimi.

 

Advertisement

Autoritetet austriake kanë aktivizuar nivelin e katërt të ortekëve – i dyti për nga rreziku – pas reshjeve intensive dhe erës në disa zona.

 

Niveli i katërt i alarmit në Austri nënkupton se “mund të krijohen ortekë shumë të mëdhenj”.

 

Advertisement

Skijatorët pa përvojë këshillohen që të qëndrojnë në ambiente të hapura, ndërsa skijatorët me përvojë të qëndrojnë larg terreneve shumë të pjerrëta.

 

Pavarësisht paralajmërimeve, qendrat e skijimit në perëndim të Austrisë janë të mbushura, për shkak të pushimeve dimërore në shkollat e Vjenës./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy