Djali i Netanyahut përplaset me Erdoganin: Je diktaktor, kërkon të shtypësh si në Perandorinë Osmane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Djali i Netanyahut përplaset me Erdoganin: Je diktaktor, kërkon të shtypësh si në Perandorinë Osmane

Yair Netanyahu , djali i kryeministrit të Izraelit, u përplas me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. Në një postim në rrjetet sociale, ai jep “mësime historie” dhe e quan diktaktor Erdoganin.

 

“Për të gjithë turqit që më ndjekin këtu: Një mësim të shpejtë për historinë. Ju nuk jeni vendas në Anadoll, keni ardhur nga Azia Qendrore dhe keni kryer gjenocid ndaj popullatës lokale greke të krishterë. Stambolli është në fakt Kostandinopojë dhe ju e morët atë në mënyrë të paligjshme. Ju gjithashtu keni kryer gjenocid ndaj armenëve. Ju tani pushtoni në mënyrë të paligjshme Qipron veriore, Sirinë veriore dhe Kurdistanin. Vendi juaj drejtohet nga një diktator që dëshiron të rimarrë dhe shtypë botën arabe si në ditët e Perandorisë Osmane.”

 

Advertisement

Më herët, Zv.presidenti i Turqisë, Fuat Oktay tha se Izreali është kthyer në një shtet terrorist, teksa uroi që përplasjet mes palestinezëve dhe izraelitëve të marrin fund.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy