Presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se ka një “detyrim” për të paditur BBC- në për mënyrën se si një pjesë e fjalimit të tij të 6 janarit 2021 u modifikua në një dokumentar nga transmetuesi britanik . Në një intervistë për Fox Neës kreu I Shtëpisë së bardhë tha se fjalimi I tij u censurua dhe mënyra se si u prezantua mashtroi shikuesit.
“Mendoj se kam detyrim ti padis.Duhet ta bëj sepse ata mashtruan publikun dhe e kanë pranuar këtë.Ata në fakt e ndryshuan fjalimin tim të 6 janarit, I cili ishte një fjalim I bukur, një fjalim shume I qete dhe e bënë te dukej radikal”, tha Trump.
Kjo ishte hera e parë që Trump flet publikisht për këtë çështje që kur avokatët e tij i shkruan medias britanike se presidenti do të ngrejë padi për 1 miliard dollarë dëmshpërblim, nëse transmetuesi nuk e heq dokumentarin, kërkon falje dhe ofron kompensim, për dëmin e shkaktuar
Skandali filloi vetëm javën e kaluar pasi u zbulua se një pjesë e fjalimit ishte redaktuar në një mënyrë të tillë që të tregonte se presidenti inkurajoi në mënyrë të qartë trazirat në Kapitol të janarit 2021.Kritikët thanë se mënyra se si u redaktua fjalimi ishte e rreme dhe ishte prerë një pjesë ku Trump tha se donte që mbështetësit të demonstronin në mënyrë paqësore.Në lidhje me rastin dhanë dorëheqjen e Drejtori I Përgjithshëm Tim Davie dhe CEO e lajmeve Deborah Turness./vizionplus.tv
