Drogë, armë dhe terror, rrëfimi i një dezertori nga Koreja e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Drogë, armë dhe terror, rrëfimi i një dezertori nga Koreja e Veriut

Kim Kuk-song ndodhet tashmë larg vendit të tij komunist, por zakonet e vjetra të fshehtësisë nuk i ka harruar.

Kaloi 30 vjet duke punuar në rangun e lartë të agjencive të fuqishme të spiunazhit të Koresë së Veriut. Sipas tij, këto agjenci ishin sytë, veshët dhe truri i Liderit Suprem.

Ai pretendon se për vite me radhë ka mbajtur sekretet e tyre, ka dërguar vrasës për të vrarë kritikët, madje ka ndërtuar një laborator droge të paligjshëm për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve “revolucionare”.

Tani, ish -koloneli i lartë ka vendosur të tregojë historinë e tij dhe kjo është hera e parë që një oficer i lartë ushtarak nga Pheniani jep intervistë për mediat jo vendase.

Advertisement

Kim ishte një shërbëtor besnik komunist dhe renditej në rangjet e larta, por grada dhe besnikëria nuk e garantojnë sigurinë në Korenë e Veriut. Ai duhej të largohej për të shpëtuar jetën në vitin 2014 dhe prej asaj kohe jeton në Seul dhe punon për inteligjencën e Koresë së Jugut.

Ish-koloneli e përshkruan e udhëheqjen e Koresë së Veriut të dëshpëruar për të fituar para me çdo mjet të mundshëm, nga marrëveshjet e drogës deri tek shitja e armëve në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Ai tregoi për strategjinë që qëndron pas vendimeve që merren në Phenian, sulmet e regjimit ndaj Koresë së Jugut dhe pretendon se rrjetet spiune dhe kibernetike të vendit mund të arrijnë në të gjithë botën.

Koreja e Veriut formoi një agjenci të re spiune të quajtur “Byroja e Përgjithshme e Zbulimit” në vitin 2009, pikërisht kur Kim Jong-un po përgatitej për të pasuar babanë e tij. Shefi i byrosë ishte Kim Yong-chol, i cili mbetet një nga ndihmësit më të besuar të udhëheqësit të Koresë së Veriut.

Koloneli tregon se në maj të vitit 2009, një urdhër mbërriti në zinxhirin e komandës për të formuar një “Task Forcë terroriste” për të vrarë një ish -zyrtar të Koresë së Veriut i cili kishte dezertuar.

Advertisement

“Për Kim Jong-un, ky ishte një akt për të kënaqur babanë e tij”, tregon Kim.

“Një Forcë Terrori ” u formua për të vrarë Hwang Jang-yop në fshehtësi. Unë personalisht drejtova dhe kreva punën”.

Hwang Jang-yop dikur ishte një nga zyrtarët më të fuqishëm të vendit. Ai kishte qenë një arkitekt kryesor i politikës së Koresë së Veriut. Largimi i tij në Korenë e Jugut në vitin 1997 nuk u fal kurrë. Ndërsa qëndronte në Seul, ai ishte jashtëzakonisht kritik ndaj regjimit dhe familja Kim donte hakmarrje.

Por atentati shkoi keq. Dy majorë të ushtrisë së Koresë së Veriut janë ende duke vuajtur dënimin me 10 vjet burg në Seul për komplotin. Pheniani gjithmonë mohoi se ishte i përfshirë dhe pretendoi se Koreja e Jugut kishte organizuar përpjekjen.

Advertisement

“Në Korenë e Veriut, terrorizmi është një mjet politik që mbron dinjitetin më të lartë të Kim Jong-il dhe Kim Jong-un. Ishte një dhuratë për të demonstruar besnikërinë e pasardhësit ndaj udhëheqësit të tij të madh”, thotë ish-gjenerali.

Një vit më vonë, në vitin 2010, një anije e marinës së Koresë së Jugut, u mbyt pasi u godit nga një silur. 46 persona humbën jetën. Pheniani sërish e mohoi përfshirjen e tij.

Në nëntor të po atij viti, dhjetëra predha artilerie të Koresë së Veriut goditën ishullin Yeongpyeong të Koresë së Jugut. Dy ushtarë dhe dy civilë u vranë. Ka pasur shumë debate se kush dha urdhrin për atë sulm. Kim tha se ai nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në operacionet në Cheonan ose Yeonpyeong.

“Në Korenë e Veriut, edhe kur ndërtohet një rrugë, ajo nuk mund të bëhet pa miratimin e drejtpërdrejtë të Udhëheqësit Suprem. Mbytja e Cheonan dhe granatimi i ishullit Yeongpyeong nuk janë një gjë që mund të kryhet nga vartësit”, mbyll rrëfimin e tij dezertori.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy