Dy të rinj shqiptarë planifikuan sulm terrorist në Itali, zbulohet plani dhe mjetet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy të rinj shqiptarë planifikuan sulm terrorist në Itali, zbulohet plani dhe mjetet

Dy të rinj shqiptare janë ndaluar nga policia italiane pasi dyshohet se po përgatisnin një sulm terrorist në këtë vend.Bëhet fjalë për dy shtetas nga Kosova një vajze dhe një djal të cilët janë prangosur nga policia italiane në datë 15 qershor me urdhër të Prokurorisë së Trentos.3 ditë më vonë Gjykata nxorri në arrest shtëpie, djalin por me qëllim që ai të deradikalizohet nën kujdesin e familjes se vet të origjines, e cila është një familje e integruar në mënyrë perfekte në shoqërine italiane. Sa I takon hetimeve të deritanishme rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë kosovare, prej kohësh kanë ndërmarrë një rrugë radikalizimi të mundësuar nga propaganda xhihadiste në internet. Dyshohet se të rinjte do të kryenin një sulm me bombe për interest ë Shtetit Islamik dhe më pas  të dy duhej të udhëtonin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste. Gjatë operacionit u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike – prekursorë për prodhimin e mjeteve shpërthyese – të marra në dorëzim nga Grupi i Hetimeve Shkencore. Emrat e dy të rinjve nuk janë bërë të ditur./tgcom

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy