Dy vite nga zjarri/ Ja kur pritet të rihapet Katedralja Notre-Dame në Paris

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy vite nga zjarri/ Ja kur pritet të rihapet Katedralja Notre-Dame në Paris

Dy vjet pas zjarrit katastrofik, Katedralja Notre Dame në Paris,  do të rihapet për publikun në vitin 2024.

 

Në një deklaratë për mediat, organi publik përgjegjës për ruajtjen dhe restaurimin e tij tha se sigurimi i katedrales kishte përfunduar sipas planit.

 

Advertisement

Elementet e “fazës së sigurisë” përfshinin mbështjelljen dhe mbrojtjen e skulpturave të katedrales, forcimin e portave dhe heqjen e skelave të djegura, sipas kolektivit “Friends of Notre Dame de Paris”.

 

“Ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë me vendosmëri me fazën e restaurimit dhe rindërtimit të pjesëve të shkatërruara nga zjarri, në mënyrë që të jetë gati të rihapet për shërbime dhe vizita publike në vitin 2024”, tha Jean-Louis Georgelin, presidenti i organizatës përgjegjëse për restaurimin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy