E çuditshme, 125 pasagjerë të një fluturimi drejt Indisë rezultojnë të infektuar me Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E çuditshme, 125 pasagjerë të një fluturimi drejt Indisë rezultojnë të infektuar me Covid

Zyrtarët në Indi bëjnë me dije se 125 pasagjerë të një fluturimi nga Italia në Amrisar të Indisë rezultuan të infektuar me koronavirus gjatë testimit që bënë në aeroport.

Pasagjerët do të vendosen të gjithë në izolim ndërkohë që infektimi i një numri kaq të madh udhëtarësh dyshohet të ketë ndodhur vetëm gjatë kohës së fluturimit, pasi ata kishin pasaportë dhe teste negative në momentin e nisjes.

India raportoi 90 mijë infektime ditore në 24 orët e fundit, ndërkohë që shifrat janë disafishuar kjo edhe për shkak të variantit Omicron.

Raportimet që vijnë bëjnë me dije se testimit në Indi nuk iu nënshtruan fëmijët e mitur ndërkohë që nga 160 persona, 125 prej tyre rezultuan pozitivë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy